Shtabi i Përgjithshëm i Marinës Luftarake greke, GEN, ka konfirmuar mbledhjen e jashtëzakonshme të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s në Athinë!
Mbledhja e jashtëzakonshme e NATO-s do të zhvillohet në kryeqytetin grek, në Athinë në 9 dhe 10 Maj 2013 me titull “CHIEFS OF EUROPEAN NAVIES – CHENS 13”, një zhvillim ky që lidhet direkt me situatën në Siri, në Liban dhe përgjithësisht në Egjeun Lindor dhe për muajt në vijim!
Tematika qendrore e kësaj mbledhje do të jetë operacionet në Siri, pasi NATO pritet të krijojë një urë lidhëse për evakuimin e 150.000 europianëve që ndodhen aktualisht në Liban, në rast ndërhyrje ushtarake nga perëndimorët, pasi konsiderohet i sigurt përfshirja e Libanit në këtë luftë rajonale.
Kryesimin e mbledhjes së CHENS 13 e ka marrë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Marinës greke, Evangjelos Apostolakis. Nga temat e diskutimit do të veçojnë janë:
Praktika për menaxhimin dhe vlerësimin e personelit ushtarak
Kërkesat, procedurat që i përkasin operacioneve njerëzore etj.
Praktikisht do të diskutojnë dhe analizojnë gjithë kuadrin e implikimit ushtarak të NATO-s në Siri dhe në Liban, në atë operativ dhe në fushën komunikimit!
Në mbledhje do të marrin pjesë 26 shefat e Marinave Ushtarake të vendeve anëtare në NATO, si dhe 4 vëzhgues nga Organizma Ndërkombëtar.