Zbulime të reja nga qytetërimi antik egjiptian
Për mijëra vjet me radhë civilizimi i lashtë i Egjiptit i varroste të vdekurit me kujdesin dhe respektin më të madh. Varret e tyre të zbukuruara ishin të mbushura me metale të çmuara dhe me udhëzime për jetën e mëtejshme.
Një herë e një kohë pasuritë që mbushnin varret, tërhiqnin grabitësit, ndërsa sot ato tërheqin arkeologët që punojnë për të ruajtur historinë e popullit egjiptian dhe thesaret e varrosura nën rërë.
Ata janë të varrosur nën rërë dhe koha për ta sikur ka ndaluar që nga erat e kaluara. Për mijëra vjet, shkretëtira e thatë i ka ruajtur varret e aristokracisë së harruar të Egjiptit. Tani kujtimet e tyre po kthehen përsëri.
Dy burra po gërrmojnë në rërë për të nxjerrë në dritë kapituj të tjerë të historisë egjiptiane, duke zbuluar historitë e fisnikëve që u shërbyen mbretërve të tyre, që nga koha e madhështisë së Egjiptit deri tek ditët e saj të fundit.“Sa më shumë mumje të gjesh, aq më shumë histori për Egjiptin e lashtë marrin formë,” thotë arkeologu Tarek el-Avadi.
“Më duket sikur po të gërrmoj sa më thellë nën tokën e Egjiptit, marr me mend se ka varre të mbushura me ar që nuk janë zbuluar ende,” thotë Dr. Zahi Hawass.
Ishte civilizimi i parë i madh i botës që lulëzoi në brigjet e Nilit. Doktor Hawass është kreu i Këshillit të Lartë për Antikitetet në Egjipt. Ai po shkon në oazin e Bahariyas, 5 orë larg me makinë nga Kajro.
Për mijëra vjet oazi ka qenë një ishull i gjelbëruar në një det rëre.
Edhe sot nuk ka shumë ndryshim, përveç fshatit modern që ka zëvendësuar vendbanimin e lashtë.
Rreth 700 vjet pas mbretit Tut, kur perandoria egjiptiane kishte filluar të perëndonte, kjo ishte një qendër e begatë bujqësore. Këshu që kishte mjaft para për të shpenzuar për varre luksoze.
Në rrethinat e Oazit Bahariya shtrihet një varrezë greko-romake e zbuluar në vitin 1996 nga Zahi Hawass dhe ekipi i tij. Dr. Hawass ka ardhur të shikojë sesi po shkojnë punët me gërmimet.
Ai ka zgjedhur arkeologun egjiptian Tarek el-Awady për të mbikqyrur punën. Varreza mbulon rreth 36 kilometra katror, të gjitha të mbuluara nga tonelata të tëra me rërë.
Varreza ishte zbuluar rastësisht, kur një gomar ra në një gropë dhe zbuloi një varr nën të. Brenda kishte shumë mumje.
Shumica ishin të lara në ar dhe në kushte jashtëzakonisht të mira. Dr. Hawass autorizoi një kërkim më të zgjeruar, kur pa që po gjendeshin gjithnjë e më shumë mumje të arta.
Gjatë punës në varrezë, Tarek është bërë një njohës i rërës, në të gjitha variacionet e saj me ndryshime thuajse të padallueshme.
“Rëra i fsheh mumjet dhe ne na duhet të luftojmë me rërën për të gjetur mumjet. Ne mund ta kuptojmë nga ndjesia që jep rëra kur e prek, ka apo s’ka mumje, sepse mumjet e ndryshojnë rërën.
Nëse rëra është disi e ftohtë dhe e errët, ne e kuptojmë që ajo mbulon mumje. Por nëse është e thatë, e butë dhe e nxehtë do të thotë që nuk ka asgjë. Mua më pëlqen të pres që të më rrëfejë rëra se çfarë ka nën të,” thotë arkeologu.
Tarek ka bërë disa zbulime të reja dhe Zahi Hawass pret me padurim të marrë vesh se ç’janë ato. Është e dukshme që njerëz të tjerë kanë hyrë më parë në këtë varr, plaçkitës që kanë bërë edhe dëme të tjera përveç vjedhjes.
“Disa njerëz kanë hyrë brenda dhe janë përpjekur të thyejnë kokat e të gjitha mumjeve. Është diçka shumë e çuditshme. Gjithë ato mumje pa koka,” thotë zoti Hawass.
Por shkatërrimi tregon diçka. Tarek beson se ka mundësi që disa nga mumjet pa koka janë rezultat i një armiqësie të lashtë familjare, ku edhe trupave të fëmijëve u janë hequr kokat nga disa mosmarrëveshje të harruara.
Tareku gjen një varr tjetër. Dhe Zahi Hawass e inspekton me kujdes. “Kjo është mumja më e bukur që kam parë ndonjëherë. Maska e bën mumjen të duket komplet realiste. Duket si mumja e një zonje, sepse sytë e saj të shohin sikur është gjallë”.
Të gjitha këto mumje janë varrosur shumë vonë në historinë e Egjiptit, rreth 1500 vjet pas ditëve të lavdishme të Ramsesit. Civilizimi që kishte zgjatur 3 mijë vjet ishte pothuajse në të perënduar.
Por megjithëse kultura që i kishte mbajtur të bashkuara trojet dhe njerëzit po zbehej, kthimi i vdekjes dhe jetës së përtejme në kult nga egjiptianët nuk ishte zbutur aspak.
Ajo që më parë kishte qenë vetëm e drejtë e mbretërve dhe pastaj bashkëpunëtorëve të mbretërve, ishte përqafuar më pas nga klasat e larta dhe të mesme.
Gjithkush që kishte para mund të paguante për të ndërtuar një varr dhe të ishte në gjendje të përballonte një varrim luksoz. Dhe shumica e varreve ku ata ishin varrosur ndodhet ende nën rërëm secili me një histori të vetën, duke pritur me durim përjetësisht derisa të zbulohen.