Kompania eshte duke u paditur per 15 bilione dollare per thyerjen e ofertave publike fillestare, per ndjekjen e perdoruesve kunder deshires se tyre edhe pasi ata kane dale nga llogarite e tyre te Facebook. Padia e paraqitur sot ne Gjykaten Federale te San Jose ne Kaliforni, kombinon 21 raste te vecanta ne Amerike dhe mund te kete ndikim te gjere ne kete kohe kritike qe ka rrjeti social.
Facebook kishte cmim 38 dollare per veprim mbreme, duke e vleresuar keshtu kompanine e themeluar nga 28 vjecari Mark Zuckerberg, me 104 bilione dollare. Ajo do te filloje te tregtoje ne oren 4 pm sot, menjehere pas hapjes se burses se Nasdaq ne New York. Si nje kompani publike, Facebook pritet te rrise te ardhurat e saj reklamuese shume shpejt, duke e vene ate nen presion te konsiderueshem per te mbledhur sa me shume te dhena ne ndihme te reklamave te saj.
Rrjeti social vitin e kaluar kishte plot 900 milion perdorues ne mbare boten. Shume analiste dhe eksperte jane skeptike ne lidhje me efektivitetin e reklamave te paguara ne Facebook. Shefi ekzekutiv I grupit me te madh ne bote te reklamave, WPP, Martin Sorrell, tha se kishte dyshime thelbesore nese Facebook lejon kontekstin e duhur per reklama, si edhe me heret kete jave prodhuesi I makinave amerikane General Motors, tha se do te ndalonte se bleri reklama ne rrjetin social.
Megjithate Facebook argumenton se aftesia e saj per kujdesin e nje targeti te reklamave ben qe te rrisin vlerat e tyre. Nese, pershembull nje femer nderron statusin nga nje marredhenie ne “e fejuar”, Facebook do te kujdeset per te duke shfaqur ne faqen e saj reklama me veshje per nuse, sherbime martesore, etj.
Nese paditesit jane te suksesshem ne rastin e tyre prej 15 bilione dollaresh kundrejt Facebook, ata do te mund te ndalojne qe Facebook te mbledhe kaq shume te dhena dhe ta pengoje ate te rrise te ardhurat e reklamave. “Nuk eshte vetem veprim demtues, por nje thyerje privatesie dixhitale te te drejtave, rast qe ka rendesi te gjere ligjore dhe implikime te biznesit”,- tha David Straite, partner ne Stewarts Law, firme ligjore amerikane qe perfaqeson kompanite paditese.