Një studim i ri tregon sesi një proteinë mund të ketë një rol determinant në “alopecia androgenica”, që është emri shkencor i rënies së flokëve. Studiuesit, e udhëhequr nga profesor George Cotsarelis i Universitetit të Pensilvanisë kanë kryer teste mbi sipërfaqen e kokës së më shumë se 20 burrave me rënie flokësh dhe ka rezultuar se zonat me rënie flokësh kanë nivele më të larta proteinë PGD2, madje deri tre herë më të larta sesa zonat me flokë.
Bëhet fjalë për një lajm inkurajues, nëse është e vërtetë që ekzistojnë të paktën 10 ilaçe në gjendje për të bllokuar prodhuesit e PGD2. “Zbulimi ynë duhet të na udhëheqë direkt në kura të reja për formën më të zakonshme të humbjes së flokëve te burri”, ka shpjeguar Cotsarelis. Janë zbulime me potencial të larftë, që duhet të tërheqin një interes të madh, përderisa janë zbulime të papritura.
Sidoqë të jetë, një ilaç i mundshëm i bazuar në këto studime mund të ndihmojë të dobësojë rënien, por vështirë se mund të rikthejë qelizat e “vdekura" sërish në aktivitet. Gjithsesi, siç bën me dije edhe vetë mjeku, në të ardhmen do të duhen studime të mëtejshme lidhur me këtë çështje.