Nuk gjen dot të dashur, sepse është e …virgjër
Atletja Lolo Jones, e cila shpreson që të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Londër, shprehet se të qenit e virgjër është më e vështirë se përgatitjet për Olimpiadën. Jones është një besimtare e krishterë dhe për këtë arsye ka vendosur që të qeëndrojë e virgjër deri sa të martohet. Por, kjo gjë duket se i tremb meshkujt dhe 29-vjeçarja thotë se tashmë e ka të vështirë që të gjejë të dashur.
“Të qëndroja e virgjër ishte gjëja me e vështirë që kam bërë në jetë, madje edhe se diplomimi në Kolegj. Kur isha 22, 24 vjeç, kjo ishte një gjë e bukur. Por, në moshën 29-vjeçare nuk është shumë e këndshme, pasi njerëzit të paragjykojnë”, ka thënë Jones, e cila dëgjon gjithmonë muzikë të krishterë për t’u qetësuar, sidomos gjatë stërvitjes.
29-vjeçarja tashmë ka filluar që të përdorë rrjetet sociale, si Twitter, për të gjetur një të dashur, pasi për të është bërë shumë e vështirë.