Per te gjithe te cilet do te jene ne kohen dhe vendin e duhur, eklipsi i se Dieles do te shfaqet si nje unaze e zjarrte.
Unaza do te shfaqet ne qiell nderkohe qe Hena do te kaloje midis Tokes dhe Diellit duke dhuruar pamje te mrekullueshme. Ajo do te mbuloje reth 94 perqind te Diellit.
Por ekspertet paralajmerojne per rreziqet e shikimit te eklipsit me sy te pambrojtur.
“Unaza e drites se diellit gjate eklipsit do te jete mjaft e ndritshme,” thote Fred Espenak, nje ekspert i eklipseve nga NASA Goddart Space Flight Center. “Edhe pse pjesa me e madhe e Diellit do te mbulohet, perseri do tju nevojiten filtra shikimi ose ndonje lloj mbrojtjeje per ta pare.”
Duke qene se Hena eshte ne piken e saj me te larget prej Tokes, ajo nuk do te mund ta mbuloje te gjithe Diellin por do te mbetet nje unaze e zjarrte reth saj.
Eshte mjaft e rendesishme te mos e shikoni Diellin ose eklipsin pa mbrojtje. Do te ishte mire nese perdorni edhe syze dielli me xhama te erreta ne menyre qe te shmangni cdo demtim te mundshem te syve tuaj.
Muajt e kaluar kane qene te mbushura me fenomene te vecanta astronomike. Dy jave me pare Super Hena dhuroi pamje te mrekullueshme dhe ne Qershor te ketij viti nje Tranzit i Planetit Venus do te ndodhe. Kur Venusi te kaloje midis Diellit, do te shfaqet si nje pike e zeze ne siperfaqen e tij. Tranziti i Venusit nuk do te ndodhe deri ne vitin 2117.