Forumi Kuq E Zi
Telepatia; fenomen paranormal apo fenomen normal? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Telepatia; fenomen paranormal apo fenomen normal? Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Telepatia; fenomen paranormal apo fenomen normal? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Telepatia; fenomen paranormal apo fenomen normal? Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Telepatia; fenomen paranormal apo fenomen normal? Telepati
Telepatia mendore eshte percaktuar si “nje komunikim me ane te mjeteve te ndryshme nga shqisat, ose nepermjet transferimit te mendimit”. Megjithese ky eshte ne fakt pershkrimi me i mire qe mund t’i behet ketij fenomeni, ky pershkrim nuk eshte pershkrimi me i qarte dhe me i plote i ketij fenomeni.

Prova dhe fakte nese telepatia ekziston vertet si fenomen kane qene shume eksluzive gjate viteve, edhe pse perpjekjet kane qene te shumta. Shumica e fakteve jane anekdoda dhe prandaj ato nuk jane te pranuara si fakte shkencore dhe te besueshme.

Duke marre parasysh gjithcka, te gjithe ne kemi patur nje eksperience teplepatike gjate jetes tone edhe pse ndoshta nuk e kemi kuptuar kur kjo gje ka ndodhur. Shume gjera qe na ndodhin ne jete dhe qe ne shpesh ia atribuojme rastesise apo castit, por qe ne fakt mund te mos kene qene gje tjeter por manifestime te telepatise.

Vetem sepse ne nuk mund tejapim prova dhe fakte ne kete kohe, nuk do te thote qe ky fenomen nuk ekziston. Ka shume gjera te tjera te lidhura me mendjen tone, procese te mendimeve dhe gjera te lidhura me shpirtin per te cilat ne nuk dime shume gjera apo qe nuk dime asgje.

Ne dime qe mendimet jane nje lloj energjie, por nuk e dime me saktesi se kush eshte ne fakt origjina e kesaj energjie dhe se si kjo energji eshte shperndare. Mund te jete qe keto mendime futen ne nje “ndergjegje globale” me mendimet tona te futur ne nje rrjet dhe qe me ne fund arrijne tek destiacioni i tyre. Eshte perafersisht dicka e ngjashme me rrjetin e telefonit.

Ose nje teori tjeter eshte qe ne mundemi qe te fokusojme mendimet tona ashtu si nje rreze lazer tek nje individ receptiv te vecante, e pak redesi ka nese ky individ eshte ne dijeni te procesit apo jo.

Ka shume pretendime qe telepatia ekziston ne te vertete, megjithese ne ende nuk mund te kemi nje test shkencor per te vertetuar ne fakt dhe per te konfirmuar ekzistencen e ketij fenomeni.

Ka shume raste: nje mama qe e ndjen qe vajza e saj ka patur nje aksident edhe pse nuk e ka marre ende kete lajm, nje person qe mendon per dike tjeter te cilin nuk e ka pare prej vitesh dhe te nesermen keta te dy takohen rastesisht, ajo ndienja shume e forte qe telefoni do te bjere dhe ne fakt zilja e telefonit bie vertet, - te gjitha keto ka shume mundesi qe te jene manifestime te telepatise.

Si qenie njerezore qe jemi ne jemi te nderlidhur ne disa menyra qe ne ne fakt nuk i kuptojme plotesisht, dhe ne baze te kesaj mund te thuhet qe telepatia eshte nje proces njerezor shume i zakonshem, por qe eshte paksa i komplikuar ne boten tone me gjithe shperqendrimet e saj.

Eshte shume e qarte qe ne ne menyre te vullnetshme apo ne menyre te pavullnetshme mundemi te transmetojme dhe te marrim mesazhe te ndryshme, e sidomos ne kohe stresi apo krize. Por a mundemi ne qe te influecojme veprimet e te tjereve vetem me ane te transmetimit te mendimeve? Eshte e veshtire kjo pyetje por besohet qe ata persona qe kane motivim te larte munden.

Nje prej teorive me interesante eshte ajo qe pretendon qe ne mund te komunikojme ne menyre telepatike me kafshet tona, vecanerisht qente.

Ka nga ata njerez qe besojne qe eshte e mundur qe te influencohet dikush qe te mendoje per ju dhe qe ne meyre telepatike keta persona mund te thirren dhe te vijne afer jush nese ju vertet e ndjeni qe duhet t’i shihni. Por ky person duhet te jete patjeter dikush me te cilin ju keni patur nje lidhje shume te afert emocionale, si nje i dashur apo e dashur, apo nje person i familjes.

Komunikimi telepatik kerkon kembengulje dhe perqendrim, por jo aq shume sa do te donte per shembull perkulja e nje luge ne menyre telekinetike.

Megjithate, akoma shume studiues dhe shkencetare jane duke kerkuar nje shpjegim shkencor per t'i dhene nje shpjegim me te sakte ketij fenomeni, dhe per te sjelle per te gjithe boten prova dhe fakte qe telepatia ekziston vertet ne menyre qe te besohet edhe nga skeptiket e ndryshem. (F.B/Infoalbania)

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Fenomenet paranormale – imagjinatë apo realitet?
Shikimi i një drite në tunel, ndjenja e kalimit në një tjetër realitet ose dalja nga trupi, janë tipare të fenomeneve komplekse të njohura si “përvojë pranë vdekjes”. Disa thonë se këto fenomene janë prodhime fiziologjike, të tjerë këmbëngulin ato se janë psikologjike.

Gjithësesi, dukuri të tilla janë përfolur shumë, duke krijuar a nxitur besime dhe teori të çdo lloji. Nga pikëpamja shkencore, këto përvoja janë edhe më të vështira për t’u kuptuar – provat mungojnë, pasi fenomeni shfaqet në kushte kaotike, që e bëjnë studimin e tij në kohë reale pothuajse të pamundur. Prandaj edhe fenomene të këtij lloji quhen “paranormal”, sepse ndodhin krahas ose paralelisht me ngjarjet normale ose reale.
Në përpjekje për të gjetur një shpjegim, shkencëtarë në Universitetin Liege, Belgjikë, provuan një qasje tjetër; Ata shqyrtuan kujtimet e “përvojes pranë-vdekjes” mbështetur në hipotezën se nëse këto kujtime ishin prodhim i imagjinatës, ato duhet të jenë thuajse të ngjashme me kujtimet e imagjinuara – dhe anasjelltas, nëse kujtimet e “përvojës pranë-vdekjes” janë të ngjashme me ato të realitetit, karakteristikat e tyre do të ishin të përafërta me kujtimet e ngjarjeve reale.

Shkencëtarët shqyrtuan përgjigjet e ofruara nga tre grupe pacientësh, çdo njeri prej të cilëve kishte mbijetuar një gjendje kome, kur truri në kushte të favorshme për fenomene të tilla bëhet pre e kaosit dhe mekanizmat fiziologjike shqetësohen plotësisht, duke shtuar ose zvogëluar rolin e tyre.
Disa studime japin një shpjegim fiziologjik për disa komponentë të “përvojës pranë-vdekjes”, siç është ajo e daljes jashtë trupit – që ndodh nga kushtet jo normale ose nga dëmtime në zonë parietal-temporo të trurit, në pjesën e mesme të kokës. Në këtë kontekst studim i shkencëtarëve belgë sugjeron se një gjendje e tillë mund të krijojë një perceptim real të asaj që ndodh në imagjinatë. Në këtë rast, në një lloj mënyre truri i gënjen njerëzit, siç ndodh në rastin e haluçinacioneve.

Megjithëse studime të shumta kanë shqyrtuar mekanizmat fiziologjike të “përvojës pranë vdekjes”, këto dy teori – fiziologjike dhe psikologjike – janë të paafta për të shpjeguar fenomenin në tërësinë e tij. Autorët thonë se studimi i tyre nuk pretendon të ofrojë një shpjegim të veçantë, por vetëm kontribuon për të studiuar rrugët të cilat marrin parasysh fenomenet psikologjike pa kundërshtuar ato fiziologjike në rastet e “përvojës pranë vdekjes”.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Telepatia ose biokmunikimi është njëri nga fenomenet shumë të njohura të lëmit të parapsikologjisë ose psikotronikës. Fjala “telepati” rrjedh nga gjuha e vjetër greke dhe do të thotë: “tele” - largësi dhe “pathe” - ndjeshmëri. Si themelues i saj njihet Fredrick Meiers, që është edhe njëri ndër themeluesit e Shoqatës britanike për kërkime psikike, qysh në vitin 1882.
Ç’është në të vërtet telepatia? Telepatia mund të definohet si një manifestim psikotronik, gjatë të cilit vrojtohen mendimet, fotografitë psikike, dërgesa sensibël e një personi, respektivisht e dërguesit, nga ana e një personi tjetër, që në këtë rast është pranuesi. Këto mendime, kjo dërgesë sensibël, që emitohet vetëdijshëm apo pavetëdijshëm nga dërguesi, është e “shpërndarë” në hapësirë, ashtu që me pesë shqisat normale të komunikimit, të cilat ne si qenie njerëzore i posedojmë, nuk është e mundur të pranohen dhe me to të komunikojmë. Pra, mund të thuhet se telepatia është komunikim valorë i dy qenieve pa kontakt fizik, pa fjalë, por vetëm me anë të mendimit, pavarësisht largësisë së tyre.
Aftësi të komunikimit telepatik kanë të gjitha qeniet e gjalla, por ato që e kanë më të zhvilluar aftësinë e emetimit të “neuro-rrezeve”, e kanë më të theksuar këtë dukuri. Vetë jeta është e mbushur plot me raste telepatike, të cilat paraqiten në mënyrë spontane, midis personave që janë të lidhur ngushtë emocionalisht siç është rasti i nënës dhe fëmijës, motrës e vëllait, burrit e gruas etj.
Komunikimi telepatik, emetimi dhe pranimi i rrezeve, paraqet fundamentin në formimin e marrëdhënieve midis prindërit dhe fëmijës. Dashuria në mes nënës dhe fëmijës është e formuar kryesisht në parimet telepatike. Komunikimet telepatike ekzistojnë më së shpeshti në vitin e parë të jetës, kur fëmija nuk mund të flasë e dashuria në mes të nënës dhe fëmijës nuk është e “vetëdijshme” ose funksion i dëshiruar. Ky është një fenomen, po e quaj “jashtëshqisor”, i cili mund të shpjegohet vetëm si lidhje telepatike. Pa këso lidhjesh nuk do të ekzistonte as dashuria e vërtetë.
Gjatë luftës së dytë botërore kemi rastin e në nëne të një luftëtari në front, e cila papritur ndien dhembje në gjoks dhe bërtet: “Biro, të vrau armiku!” Lajmin për vdekjen e të birit, të cilin e mori më vonë, përputhej plotësisht me atë ditë dhe atë moment kur edhe ju kishte lajmëruar dhembja në gjoks. Rasti i mësipërm është vetëm një, nga shumë raste të ngjashëm që na ndodhin në përditshmërinë tonë (siç i ka ndodhur edhe Laura72), por që ne i interpretojmë, varësisht prej bindjeve dhe këndvështrimeve tona... Gati në të gjitha vdekjet, të afërmit e familjes, në çastin kur ndërron jetë i dashuri i tyre, në mënyra të ndryshme e ndjejnë këtë. Këtë fenomene sqaron edhe psikologu i njohur K. Jungu në teorinë e tij të sinkronicitetit, por edhe populli ynë i njeh shumë mirë kotë shenja, që zakonisht quhen “isharete” (arab, isara - shenjë).
Kërkimet e ndryshme për, për sqarimin e telepatisë në mënyrë shkencore, kanë filluar që nga koha e Mesmerit, Pjer Zhana-s, Sharl Rishe-es e vazhdojnë dhe në ditët tona. Tentativa e parë fillon me Mesmerin. Edhe telepatinë, sikurse të gjitha fenomenet e parapsikologjisë, ai e shpjegon si dërgim të informacioneve nëpërmjet energjisë magnetike universale, e cila i lidhë të gjitha qeniet e gjalla. Telepatia e tërhiqte vëmendjen e Mesmerit sepse edhe ajo, si shumë dukuri jashtshqisore, paraqitej shpesh gjatë gjendjes hipnotike. Mesmeri edhe mendonte se telepatia paraqitet vetëm gjatë gjendjes hipnotike.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Më vonë, Sharl Rishe, shkencëtar francez, fitues i Çmimit Nobel për fiziologji, vërtetoi në mënyrë eksperimentale se telepatia është e ndarë nga hipnoza, por në gjendje hipnotike ajo është më e theksuar dhe veprimi i saj është më i suksesshëm.
Bashkëkohësi i tij, O. Zhana, gjatë eksperimenteve mjaftë interesante arriti që të provokojë hipnozë në largësi, nëpërmjet sinjaleve telepatike. Për fat të keq, Zhane nuk tentoi që t’i komentoj këto pse frikësohej se do të rrezikonte autoritetin e shkencëtarit serioz. Eksperimente të ngjashme bëri edhe Henri Didwick. I hipnotizuari i vizualizonte numrat e zgjedhur dyshifror dhe në mënyrë telepatike ia dërgonte subjektit tjetër. Deklarata e tij për këtë eksperiment hyri në histori të parapsikologjisë si deklaratë e parë shkencore e këtij lloji.
Eksperimente intensive në fillim të viteve 30-ta zhvilloi edhe shkrimtari, Apton Sikler me të shoqen, Meri K. Sinkler. Aptoni vizatonte figura të ndryshme, ndërsa e shoqja mundohej që t’i pranonte në mënyrë telepatike dhe t’i reprodukonte. Në serinë prej 290 provave, arriti në 23% të rasteve rezultate të sakta; 53% rezultate të pjesërishme dhe 24% të gabuara. Eksperimente e Sinkler-it bëheshin në kontroll të plotë. Në disa raste përputhja e vizatimeve ishte plotësisht e saktë, ashtu që edhe gjeniu Albert Ajnshtajn, që ishte prezent në disa eksperimente, u magjeps aq shumë, sa që ia shkroi edhe parathënien e librit të Sinklerit, “Radioja Mentale”, në të cilën janë paraqitur të gjitha rezultatet e eksperimenteve.eksperimente,seUejtili Kerington, mik i afërt i Frojdit, përdori një metodë tjetër të eksperimentimit. Ai merrej vesh me disa pranues të valëve, të shpërndarë nëpër vende të ndryshme të Britanisë së Madhe, që në kohë të caktuar t’i pranojnë në mënyrë telepatike mesazhet e tij. Në kohën e caktuar e hapte fjalorin dhe e zgjedhte një fjalë, e cila mund të paraqitej edhe në mënyrë figurative. E vizatonte në një letër dhe pastaj me orvatje shpirtërore mundohej t’ua emetonte pranuesve. Rezultatet i vlerësonte duke i shikonte të gjitha përgjigjet dhe secilës ia jepte vlerën e vet. Në çoftë se objekti i vizatuar ishte “molla”, atëherë “dardha”, si përgjigje, kishte vlerë më të madhe se sa “rrushi”, ndërsa “rrushi” vlerën më të madhe se sa ndonjë objekt statik etj.
Mungesë e eksperimentit të tij ishte se personi i njëjtë. D.m.th. vetë Keringtoni ishte eksperimentuesi dhe vlerësuesi i përgjigjeve, sepse subjektet shpesh nuk kontaktonin në kohën e njëjtë dhe ai nuk mund t’i kontrollonte.Këtë mungesë, si dhe shumë të tjera, i plotësoi Rajni. Ai i mbante nën kontroll të gjithë variabilët e rëndësishëm. Rajni i pari i përdori me të madhe të ashtuquajturat “letrat e Zenerit”. Ky është një komplet i përbërë nga 25 letra, të cilat ndahen në 5 pjesë, dhe secila nga këto pjesë përmban nga një simbol grafik. Në qoftë se gjatë eksperimentimit subjekti i qëllon letrat, në bazë të rastësisë eventuale pa pjesëmarrje të telepatisë, atëherë probabiliteti do të jetë 1:5 ose 20%. Secila e qëlluar tjetër, mbi këtë mesatare, është e rëndësishme.
Duke komentuar punën dhe rezultatet e prof. Rajnit dhe të bashkëpunëtorëve të tij, si dhe të Tajerit, të Kringtonit e shumë të tjerëve, dr. Taules arriti në përfundim de këto eksperimente “kanë larguar çdo dyshim mbi ekzistencën e telepatisë dhe kanë mundësuar që ajo të paraqitet me metoda eksperimentale”...Si përfundim mund të thuhet se shumica e eksperimenteve të psikotronikës, tregojnë se perceptimet jashtëshqisore janë procese të komunikimit të materieve të gjalla e jo vetëm të qenieve njerëzore. Kjo na bie deri te supozimi se telepatia është proces themelorë i interaksionit tonë me rrethin, eventualisht më i vjetër se sa komunikimi verbal, përmes të cilit komunikojmë ne sot. Kjo dukuri gradualisht u zhduk me zhvillimin e funksioneve, të cilat e zëvendësuan dhe e lanë të shtyrë në prapavijë, sepse organet shqisore dhe funksioni i të folurit janë më të përshtatshëm për komunikim dhe veprim në rreth. Megjithëkëtë, perceptimet jashtëshqisore nuk u zhdukën, por vetëm u mënjanuan dhe, në gjendje kur humbet kontrolli i qendrave të larat të vetëdijes, siç janë rastet e rreziqeve për jetë, tronditjet e thella shpirtërore etj, këto funksione dhe mekanizma jashtëshqisore, të lënë anash, aktivizohen.

www.sa-kra.ch

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons