Sipas asaj që raporton gazeta "Ria Novosti", gruaja ka mbetur e bllokuar me kokën mes të çarës së parvazit të shkallëve.
Pasioni i tepër gjatë seksit i ka kushtuar shtrenjtë një 46-vjeçareje ruse. Sipas asaj që raporton gazeta "Ria Novosti", gruaja ka mbetur e bllokuar me kokën mes të çarës së parvazit të shkallëve, teksa po kryente marrëdhënie në shkallët e pallatit ku banon. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë nga ai vend, ndërkohë që kurioz është fakti se partneri e kishte lënë në atë pozicion, duke ikur me vrap pa lënë gjurmë.