Qe nga viti 994, ne pyllin e Amerikes Veriore, saktesisht ne Gakona te Alaskes, jane instaluar antena te panumerta qe perbejne nje stacion kompleks kerkimi shkencor meteorologjik dhe jonosferik te SHBA-se, qe njihet si Projekti HAARP.
Sipas Pentagonit, qellimi i ketij stacioni shkencor eshte studimi i jonosferes per te permiresuar telekomunikimin por ka shume shkencetare te cilet thone se me programin HAARP, SHBA-te jashte cdo kontrolli nderkombetar, po krijojne arme te reja gjeofizike te integruara te cilat mund te ndikojne ne elementet natyrore me vale radio dhe frekuenca te larta.
Pervec interferimit ne komunikimet radio, televizive dhe radar, antenat HAARP mund te ndikojne ne qarqet elektrodinamike te aureolave, ne perputhje me elektricitetin natyror aktual qe varion nga 100 mije ne 1 milion megavat. Ne kete menyre eshte e mundur qe te perdoret energjia e stuhise diellore per te demtuar satelitet dhe aparaturat e instaluara ne sistemet rakete armike.
Modifikimi natyror i realizuar ndaj perdorimit te fushave te forta elektromagnetike dhe te gjurmeve kimike (rete kimike artificiale) eshte pergjegjes per disa nga katastrofat e fundit ‘natyrore’ qe kane ndodhur ne bote. Mendohet seriozisht se keto teknologji mund te sherbejne per te shkaktuar termete ose katastrofa te tjera natyrore si: termete, thatesira, permbytje, uragane, cunami, vullkane, etj; si duke transmetuar valet ne berthamen e Tokes (duke ndryshuar magnetizmin tokesor), ashtu edhe duke transmetuar vale ne jonosfere.
Zyrtarisht nuk ka prova reale te perdorimit te HAARP, por kerkimet shkencore konfirmojne se projekti aktualishte eshte veprues. Nese me te vertete njerezit mashtrohen deri ne kete pike nga perfundimet reale te projektit HAARP, atehere mund te thuhet qetesisht se ka filluar projekti i famshem i kontrollit dhe manipulimit te te gjithe popullsise se botes, i paralajmeruar prej vitesh nga studiues dhe shkencetare ‘te pavarur’.