“Më pëlqen që të ha gurë, janë shumë të shijshëm”
Për më shumë se 20 vite, Teresa Widener, një 45 vjeçare nga Virxhina, SHBA, thotë se ha rregullisht gurët që i gjen në tokë.
Nëna e dy fëmijëve, që punon me fëmijët me nevoja speciale, vuan nga pica, që është një çrregullim që bën që njerëzit të hanë objekte të pangrënshme.
Ajo thotë se i thyen gurët me dhëmbë me lehtësi. “Kanë një erë të mirë, erë tokë,” thotë ajo.
Ndonjëherë ajo madje nuk i lan gurët që gjen në tokë.
Ka raste kur merr gurët e mëdhenj dhe i ndan në copa të vogla me çekiç.
Një eksperte thotë se ajo vuan nga sëmundja për të ngrënë gjithçka. Pica e merr emrin nga një zog që ha pak a shumë gjithçka.