Forumi Kuq E Zi
Ditari i nje adoleshenti. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Ditari i nje adoleshenti. Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Ditari i nje adoleshenti. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Ditari i nje adoleshenti. Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Ditari i nje adoleshenti. Empty Ditari i nje adoleshenti. 22/5/2011, 17:27

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Zemrën e kishte diku brenda stomakut. Gromësirat e trupit të tij ishin një farë dhimbjeje që e ndjente herë pas here. Aq i shqetësuar ndihej çdo ditë, sa e kishte të pamundur të mos e njihte shpirtin rebel, që përherë e më tepër i ngacmonte nervat. Netët i kalonte duke u përleshur në shtrat me vetveten, pa mundur dot të qante sadopak.
Vendosi kështu të mbante një ditar. Historirat që do të hidhte aty brenda, duhej të ishin të vërteta, madje të tilla ishin dhe ai kishte ide të rrezikshme në kokë.
-Duhet të iki!-iu dorrëzua trurit me mendimin se ditari duhej shkruar në një farë mase i shkëputur nga emocionet e tij.
E kapi kështu një vrull i tmerrshëm për të krijuar ngjarje rreth vetes, por ekuilibri i mëparshëm nuk iu prish në asnjë farë raporti.
E pyeste veten se çfarë kishte që nuk shkonte brenda tij, por nuk gjente asnjëherë përgjigjen e duhur, ndaj i tërbuar me pamundësinë për t’u lëshuar në dorën e fatit, shihte me habi dhe admironte jetën e të tjerëve përreth.
Nisi të jetojë brenda vetvetes, duke shijuar buzët e tij, duke prekur trupin dhe duke u përbetuar se nuk do ta braktiste atë, që e quante mbijetesën e pafshirë të ëndërrimeve adoleshenciare…

$ $ $

E zgjuan të trishtë.
Ashtu sikurse çdo ditë,e ndjeu shijen e helmët që prodhonte nata mbi frymëmarrjen e tij.
-Më lini edhe pak të fle-kërkoi me përbuzje nëpër dhëmbë, por nëna që nuk e kishte dëgjuar, i hapi grilën, pastaj duke ndezur dritën i bërtiti diçka me zë aq të lartë, sa ai mbështeti kokën nën jastëk për të mos dëgjuar më tepër.
Në përhumbjen që po i krijonte gjendja pas gjumit, u tremb nga zhurma nevrastenike e një muzike aq popullore, ku klarineta formonte duetin më të urryer me zërin e ngjirur të një lale prej elbasani, e klithi në vetvete, por pa shpresë. Babai i tij kishte aktivizuar shqisat drejt shijimit muzikor të mëngjesit. Ky ishte fundi. Duhej të çohej, një ditë e re po priste për të.
-Mëngjesi është gati!
Ai po kalonte minutat para pasqyrës, duke urryer trajtat e frikshme që merrte pas zgjimit nga gjumi. Sytë e buhavitur, vija që gjithandej qarkonin fytyrën sikur të ishte gërvishtur në sherre të dhimbshëm natën, flokë që ngriheshin si antena dhe nuk donin të uleshin në vend, e bënë të mëshirohej.Më pas, i turpëruar edhe nga familja që kishte idenë e një paraqitjeje tjetër të tij, leu duart me sapun derisa shkuma e krijuar iu duk e bollshme për t’i ngjyer dhe ngrirë flokët, që më në fund po merrnin formën e duhur të tyre…
Nuk kundërshtoi dot ofertat e nënës për të ngrënë. Ligji i saj ishte një mëngjes i bollshëm, që do ta karrikonte për të përballuar me sukses ditën në vazhdim.
I mësuar, si zakonisht konsumoi sallamin e skuqur derisa ndjeu gromësimat, që nisën dhe nuk do të pushonin as pas orës së dytë të mësimit.
Shijoi edhe vezët e zjera e vetëm kur u përball edhe njëherë me pasqyrën, pa se si e verdha e tyre kishte mbetur dukshëm mes dhëmbëve, duke të kallur datën me pamjen e shëmtuar që dëshmonte.
-Ika,-ulëriu, e ritmikisht u dëgjua kërcitja e monedhave që babai po i numëronte me imtësi për t’ia dhënë.
I peshoi në dorë, i ndjeu të lehta, pa vlerë, iu dukën aq pak sa u quajt i mëshiruar, bëri t’i flakte pa i numëruar, por ndërroi mendje dhe u nis pa sherr jashtë.
Duke zbritur shkallët e pallatit, u përball me plakën e katit të dytë, nuk i foli mirëmëngjes dhe kjo e pa shtrembër sa ai u pengua e për pak rrëshkiti nga shkallët. E mallkoi plakën dhe i uroi ngordhjen më të shpejtë të mundshme. Doli jashtë e liria që i dha dielli i pranverës, iu përplas fytyrës.
-Sot nuk po shkoj në shkollë-tha, pastaj me kujdes eci duke ndërruar disa rrugica njëra pas tjetrës. Ndaloi te një dyqan ku ishte klient i përhershëm dhe e porositi shitësin t’ia mbante librat e shkollës derisa ai të kthehej në drekë.
Si i magjepsur, u tërhoq nga muzika e lokalit përballë. Rebel, i vendosur për të kundërshtuar këdo e gjithçka, eci dhe me sigurinë e rremë të dikujt të mësuar me një jetë pa rregulla, u fut brenda, zuri qoshen e një tavoline e porositi kafe e konjak.
Alkoli ia renditi mirë mendimet. Pa, se mes të voglave të të atit, ishte ngatërruar për dreq edhe një mijëshe metalike. Buzëqeshi gjithë djallëzi, sikur t’ia kishte hedhur plakut, pastaj porositi konjak tjetër, bëri llogaritë me mendje e duke futur 20 lekët bakshish për kamarierin, porositi dopion e rradhës.
U gjet i çlirët nga mendimet e veta, ia vlente nisja e një dite në këtë farë forme.
Për dreq, atij nuk do t’i ecte ndonjëherë plotësisht në jetë. Mësuesi kujdestar, nën shoqërinë e drejtorit e të një individi tjetër, po shoqëroheshin drejt ambientit ku ai po argëtohej mizorisht.
E rrëmbeu frika e zbulimit dhe me gotën që i dridhej në dorë, gjeti strehë me vrap në banjon e lokalit. Aty, duke u u ulur rehatshëm në një pozicion aspak komod, shkundi gotën mbi fytin që po i thahej, e futi në xhep atë dhe doli vjedhurazi, pa u vënë re nga askush.
Gotën e theu në brinjën e një pallati në ndërtim e sipër, pastaj pa u kujtuar se iku pa paguar gjë, futi dorën në xhepa e rastësisht gjeti lekë që s’i shkonte ndër mend t’i kishte.
U ndje me fat, i pasur, shkundi veten nga përgjumja e vendosi të strukej në gjirin e dijes, brenda shkollës ku aq shumë mund të argëtohej me naivët e klasës së vet.
-Ej, Lenci, të kanë vënë mungesë, e di?
-Ik o dreq, më lër rehat- i klithi gjithë entuziasëm debilit të klasës, që dikur duke e gjuajtur me një libër në kokë i kishte provokuar thirrjen: “Mos në kokë, se e harroj mësimin…”
Vështroi rreth e rrotull. Vendi i tij ishte zënë nga dikush tjetër. Nuk po e përshëndeste njeri, por aq i bënte. Imitoi një melodi fillimisht ulët, pastaj me zërin gjithmonë e më të fortë, që i dilte me logjikë e rregullsi nga gryka e ngjirrur.
-Hekur qënke?-dëgjoi dikë, që e përshëndeti me një grusht në shpinë.
Iu përgjigj me një dihatje të fuqishme fryme që nxorri nga mushkëritë, pastaj e pyeti nëse kishte rregulluar apo jo ndonjë femër ato ditë.
Të dy u shkrinë gazit, teksa Lorenci iu hakërrua një vajze më të vogël, me syze, quka e dhëmbë të zverdhur, saqë ajo e shtangur u përplas pas një mësuesi të ri, që pa ia varur fare i dha duart me forcë.
Zilja e mësimit kishte rënë, e ai u fut vjedhurazi pas mësueses që kishte varur kokën mbi regjistër. Në rrezik për t’u nxjerrë jashtë, e pranoi në ajër ftesën e dy vajzave që duke e njohur gjendjen e tij, e ftuan të qëndronte në mes të tyre atë orë.
-E dija që do të shkonin gjërat në këtë mënyrë-i përsëriti vetes, ndërsa për të disatën herë kishte hedhur stilolapsin poshtë bangës, e me pretekstin për ta ngritur kishte prekur kofshët gjithë mish të shoqeve që aq bukur i quante shoqkëza!
Si u bë i mërzitshëm me fërkimet, trajtoi tema me argumenta bindës rreth seksit e pozicionit të mashkullit në shoqëri, foli me elokuencën e alkolit rreth eksperiencave që pati vite e vite me rradhë, sa ishte e pamundur të mbaheshin të qeshurat gjithë ekstazë të vajzave.
I quajti rrëfimet e veta eksituese, e pa harruar të hidhte sytë ( se përse jo duart!) mbi format shpërthyese të vajzave në rritje e sipër, dëgjoi emrin t’i lakohej e në çast, pas batutës në majë të gjuhës zëri i mësueses e përplasi jashtë klase, ku s’do të bëhej i besdisshëm as për vete, as për të tjerët.
-Ç’të bëj?-mendoi dhe pa pikë kuptimi vajti u fsheh në banjën e vajzave. Priti gjatë, pastaj i mërzitur nga budallëku që kishte menduar, doli prej saj. Fati i rrëshkiti keq atë çast, sepse pastruesja që e pa e izoloi me ulërima.U ndje i mbërthyer dhe i zënë në çark, shoqëroi nëndrejtoreshën tek zyra ku si rregull duhej të ishte drejtori. Mungesa e tij, e bëri të çlirohej. Emrin e kishte dhënë gabim e kjo çështje do mund të mbyllej me aq.
U shoqërua nën arrest në klasë, ndëshkimi ishte shtyrë për më vonë. Ora në vazhdim e gjeti duke ngjitur mastikat mbi kokat e djemve përpara. U bë aq i besdisshëm, sa njëri prej tyre e spiunoi tek profesori, që pa e toleruar e dëboi si rrugaç jashtë.
Duke dalë, u kthye shpejt dhe e përshëndeti duke ngritur gishtin e tretë në drejtim të mësuesit. Ky nuk e pa, e të qeshurat e nxënësve i interpretoi sipas botës së mbyllur provinciale që ishte pasuria e tij më e madhe.Lorenci priti derisa ra zilja për fillimin e pushimit. Si zakonisht, i vetëm, hodhi këmbët nga e çonin ato. Askush nuk i foli, asnjë vajzë nuk përqëndroi vështrimin mbi fytyrën e tij e dielli gjithmonë e më i nxehtë, po i shkaktonte kruarje të tmerrshme në kokë, për shkak të sapunit të tharë keqas që po binte erë ato momente.
Nisi ecejaket e tij në kërkim të diçkaje, të një shpirti binjak që do të mund t’i jepte një farë kuptimi ekzistencës së deriatëhershme.
E magjepsi simpatia e brishtë e njërës, por kur e eksploroi nga koka te këmbët, e ndjeu se ishte veshur me një palë atlete aq “sportive”, sa stononte e gjitha dhe i turpëruar i ktheu shpinën duke u larguar me nxitim.
Pastaj, nën minutat e pushimit që zgjaste sa të donte ai, pati edhe një eksperiencë tjetër, por shumë më tepër të “hijshme”.
Përplasi shpatullën gjithë furi me dikë, e cila po e parakalonte. Vajza në fjalë, i ngriti një vështrim lutës ngjyrë bojëqielli, sa ai iu dorëzua bukurisë së saj, duke i kërkuar mëshirë Zotit për mëkatet e mëparshme.
Kjo vajzë i foli e para, i kërkoi ndjesë, pastaj hapi krahun dhe e la të parakalonte. Duke u larguar, pa se ajo nuk mbante altlete, por këpucë normale shkolle dhe i magjepsur, u rrotullua 90 gradë, iu qep pas edhe ai me shpejtësi.
Sapo iu afrua, brenda shkollës drejt një vendi pa nxënës, ajo ndaloi, çuditërisht e lodhur, vuri duart në bel, pastaj me njërën dorë filloi të kruhej në një vend të papërshtatshëm, duke i dhënë vetes kënaqësinë e shpifur se nuk po e shihte njeri.
Kjo mjaftoi që ai të bëhej hije në moment, të largohej me vrap jashtë, duke ndeshur kështu në takimin e papritur me njërin që e urrente aq shumë, sa mund ta shqyente sysh.
U frynë që të dy gjithë mburrje e trimëri, fjalët i përdorën për të themeluar terrenin glorioz të grushtave që priteshin në vazhdim.
U vërsulën mbi njëri-tjetrin egërsisht, duke lakuar farefisin përkatës. E çuditërisht, farefisi i kundërshtarit të Lorencit ishte aq i shtuar, sa edhe brenda asaj shkolle u gjendën 4-5 kushërinj të vitit të fundit që e rrethuan dhe e bastarduan me shkelma gjithëfarëvendesh.
Konfuzioni që i rrethoi, i la shteg Lencit t’i shpëtonte rrethit vicioz ku e futën.
I la forcat në një vrapim kilometrik sa më larg tyre, e duke qëndruar për t’u mbushur me frymë në mes të një bulevardi gjithë pluhur, ndjeu zvarritjen e ngadalshme të një makine që frenoi mbi të…

$ $ $

Spitali ishte spital. Si i tillë, i pamëshirshëm e gjithë papastërti, ai i jepte melankolinë e padëshiruar shpirtit të të sëmurit. Lenci në të kundërtën, pa e mbledhur dot veten ku ishte, u ndje i liruar nga amullia e trupit që nuk po i dhimbte më. Ishte e disata ditë në spital. Sot ishte përmendur për së mbari, nuk do të qëndronte shumë aty, megjithatë e kishte zënë një padurim i tepëruar e një zell për të rinisur jetën e re përjashta.
Ndjeu derën të hapej ngadalë. Nëna zgjati kokën dhe e përshëndeti me dhimbje e ngrohtësi. Dashuria e saj ishte një interpretim gjestesh e jo fjalësh. Lencit iu dhimbs piktura drithëruese e saj dhe i shtrëngoi me qejf duart që po rrudheshin dita ditës.
-Të skuqa sallamin për ta ngrënë. E solla me vete-i tha e shkreta nënë. E nxorri pa hezitim nga çanta dhe vuri re që ai kishte përlyer gjithë vaj letrat me të cilat ishte mbështjellë.
I automëshiruar, duke kafshuar si i çmendur copa sallami që s’kishin fund, Lenci pa zë lexonte dhe në vetvete qante jetën e adoleshentit, aq bukur të krijuar në ëndërrimet letrare të faqeve të ditarit të vet, të cilat nëna i kishte grisur për të mbështjellë sallamin më të skuqur e më të shijshëm të mëngjesit plot gromësima të tij…

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Fillim jave,tashme jam vetem...vetem por ne nje ambjent ku ka shume persona.
Ka shume persona? E cfare dua te them me kete,as vete nuk e di.
Sepse ne fakt jam koshiente qe une ndihem mire ne cdo moment ne varesi te gjendjes time shpirterore edhe jo personave qe kam afer...Epo ku i dihet,njeriu mund te ndryshoje.Isha ne shkolle,tashme jam home(ne fakt duhet te ndihesha e relaxuar,por nuk e di perse ndihem e perhumbur,e perhumbur ne nje det memoriesh qe nuk po i gjej as fillimin,e jo te prentendosh fundin).Dita sot kaloi i qete,pa emocione te vecanta,pa rrahje zemrash te shumta,nga frika ne shkolle apo per motive te ndryshme.Ne fakt nje dite e qete,ne krahasim me fundjaven e mbingarkuar,edhe me ate dhimbjen e kokes te padurueshme...Pfff,se kuptoj perse vetem mua me dhemb koka ne rrethin tim shoqeror.Ka caste qe mendoj qe keto gjera te bejne te vecante,valle te te beje dicka e tille vertet te vecante?Nuk besoj keshtu,nejse tani eshte pasdite.Po mendoj se cfare mund te bej dicka interesante brenda ketyre oreve,jo per gje por nje kafe nuk me duket interesante tani....Hmmm po iken edhe e Hena,nuk dua te largohet por teksa po shoh erresiren jashte dritares time po bindem gjithnje e me shume qe kjo dite po largohet....Sa keq,nje dite me pak,nje dite e shkuar kot....

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nje fundjave tjeter shkoi. E sot nje dite e re filloi.
Fillim jave ne Tirane, zhurme dhe kaos anembane.
Nje kafe ne mengjes dhe filloj rutinen e dites perseri.
Nganjehere dita iken pa e kuptuar, por sot ishte e merzitshme dhe e turbulluar.
Dita ja le vendin nates shume shpejt dhe ndonjehere kur nuk kap ritmin, papritur, e gjen veten te mbuluar nga erresira.

Erresira ka mbuluar Tiranen time.
Iku dhe nje dite nga jeta ime.
Iku ashtu sikunder erdhi.
Pa lene gjurme e kujtime.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nje dite me pak ne jeten time...
Nje dite qe edhe pse jo e vencante la ne memorie mendime
Ne fakt e kenaqur nga vetja sot jam ndjere...
Jo per arsyen se kam bere dicka me vlere....

Ne shkolle si gjithmone kam qene...
Dicka e vecante mbrese nuk me ka lene...
Nje kafe me shoqerine...
Qe me bejne te ndihem shume e vlefshme kur mendoj per miqesine...

Me pare isha duke menduar
Valle te kete perfunduar....
Do pyesni ju cfare...
Dicka qe shume vlere per mua ka marre....

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kemi hyre ne muajin shkurt,e konsideroja nje muaj si gjithe te tjeret por nuk thone kot qe ka momente qe vete situatat te imponojne edhe mendime dhe kendveshtrime.Ja,tani jemi ne sezon,shume pune,lodhje,mund edhe ta mendosh per dicka qe ndoshta nuk do te dije te vleresohet nga dikush tjeter.Ka momente qe ndihem e pafuqishme,e pafuqishme per tu perballur me asgje madje edhe me detajet me te vogla.Ndihem shume e lodhur edhe nese do kisha mundesine do te largohesha diku,diku ku te meditoja....

Nuk e di perse,por e merzitur jam
Ndonese per kete arsye te forta nuk kam
Per sezonin une tani po mendoj
Per rezultatet pozitive qe aq shume i deshiroj

Perpara pak ditesh ne nje bisede
E konsideroja gjithcka shume te lehte
Por pas te premtes nuk ndihem njesoje
Tani realiteti me duket thjesht nje loje

Nje loje qe kerkon shume dinakeri
Nje loje qe nje moment te qete sme le te rri
Nuk e di kur do perfundoje
Ndoshta vetem atehere do ndjej qe gjithcka do kaloje

Ne jete ka shume momenta te veshtira
Ka gjera qe ne kete bote nuk kane cmime te lira
Por ja qe ne nuk jemi askush per te ndryshuar kete realitet
Kjo ndoshta eshte arsyeja qe ne caste te caktuara ndihemi si "Persona te shkrete"....

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Hajdutë!
Ju lutem
të gjithë kategorive
të ndryshme të vjedhësve.
Nuk jeni vjedhës të kohës
mos shpresoni!

Ju spekulloni vërtetë qëllimet e mira të të tjerëve.
Ka edhe vjedhës ndjenjash
(komuniteti i tyre është i plotë..).
Hajdutë software.
Hajdutë idesh.
Hajdutët e gjithçkaje.
Hajdutët e miqve.
Hajdutët e dashurisë.
Dhe hajdutë që rrëmbejnë "lojrat" e jetës,
të gjitha..

Unë kurrë nuk kam vjedhur asgjë në jetën time
Megjithatë,
një fakt i ditëve të fundit që ka ndodhur..
një mik i komunitetit
më bëri të mendoj shumë tashmë.
Ai provoi të njëjtën histori
që mua më ka ndodhur, trishtueshëm..
(koeçidencë me të njëjtin person si unë, një ‘grua’):zonjusha papritur një thikë prapa i nguli ..

Kjo "ëngjëllore" duhet të dijë se nuk harroj.
Kohë pas kohe ..
Peshoj,
të zbuloj ndonjë gjë rreth vetes që e lë hapur
ku hajduti të mos gjejë terren
provoni përsëri
konfirmoni sinqeritetit të atyre që keni përballë
sepse ju keni rrezikun aty ku nuk e prisni
personaliteti dhe dinjiteti i tjetrit nuk shkelet.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Sa mall kam sot per ty... ?

Te kerkova atje ku gjithmone te gjeja, por sot nuk ishe!
Shfletoj ne te kaluaren, e atje jane syte e tu, me te shkelqyer se vete drita,
shoh ty...
Oh sa po me dridhet zemra, sa po me renkon shpirti!
Sa mall kam sot per ty...
Ashtu si shiu qe bie jashte dritares time, i perzier me deboren,
ashtu kjo mendja ime, e turbulluar mes ndjenjes e llogjikes.
Ndjej se po mbytem ne lot, kerkoj qe patjeter diku te kapem,
Perse nuk je, ose, perse Je?... Nuk e kuptoj?
Ti me nuk je, por copez e zemres me je bere, grimce shpirti qe merr fryme,
perbindesh qe po shkaterron universin tim...
Jam betuar fjale te tilla me mos te t'them, sepse sa me shume po te ndjek, aq me shume nga un po vrapon...
Hapu toke, sa here te thashe te hapesh? Hapu e merrem,
nuk dua te jetoj, as e gjallë e as e vdekur,
sepse sot kam shume mall e po Vuaj, e mallin tim nuk di si ta shuaj...!

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ngrihesh pa deshire,endesh e gjerat ste kane kuptim.
Ha,fle,zgjohesh,qan e prape i njejti rit.Ti vazhdon jeton.I sillesh ketij rrethi cikel i mbyllur,te duket vetja kot tek u vjen verdalle te njejtave ngjarje.
Ndalesh dhe sheh vendin qe ke zene.......gabimisht!
Ti,nje trup qe nuk leviz,ke ndalur diku,por s'mund te qendrosh gjate,nuk mundesh.
Te debojne...
U ngjita drejt ne maje te lumturise por sa shpejt u rrezova,aq sa mu duk nje vegim.Te kem qene valle ne enderr?
Njeriu smund te eci gjate ne lumturi sepse rreshqet.Me duket sesa me shume ecim,provojme te ngjitemi lart aq me i madh eshte rreziku i rrezimit e frikes per te mos u ngritur me.
Lumturia e ardhur nga nje mashkull eshte me e mundimshmja per tu rrezuar.Por me e enderruara sa jeteshkurter dhe zhgenjyese.
A thua ne vete jemi te prirur drejt rrezimit?
Do ti ruaj te gjitha kujtimet,rrahjet e zemres prane tij,do ti ruaj mesazhet,fjalet e embla,driten qe i shihej ne sy.Do ta ruaj ne shpirtin tim te mire edhe pse kurre nuk u be i imi...
Do ti ruaj takimet e pakta,puthjet,netet e zjarrta dhe pasionin per te.Do ti ruaj te gjitha po nuk do te kerkoj ta shoh me..
Ndaj njeriu eshte i prirur drejt rrezimit dhe ndaj ai smund te ece dot gjate drejt lumturise se rreshqitur!

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Isha e ulur ne nje cep bote qe prej shume kohesh...
Ngjyrat e shpirtit tim kishin humbur pergjithmone,endrrat e mia ishin futur thelle ne nje riviere te panjohur,njerezit ne rruge nuk me shikonin dhe nuk i shikoja...
Nje dite te zakonshme te pashe qe u afrove me koken e menduar ne lutjet e tua...
Ne nje kohe ku po zhytesha ne mes te nje oqeani pashprese,mu duk sikur pashe te shkelqenin syte e tu ashtu si per te dhene nje thirrje per jeten...
Ti me the "ne qofte se qan per jeten ,nuk ke per te qene e fundit,hajde bejme nje shetitje bashke per te marre fryme ne kete ajer te paster dhe pastaj do te te flas per dashurine..."
Me keto fjale qe me liruan ti me the ne te njejten kohe ato qe doja te degjoja prej kohesh,me keto fjale besimi qe akoma tingellojne ne koken time ti me ftove per tu ulur ne dhomen e dashurise...
Para se te te njihja endrrat e mija ishin gjithmone shume te zbehta ose shume te zeza....duke me ftuar te ulesha prane teje,ti me ndihmove te bej perzierjen e bojrave ne mur ne kete dhome dashurie...
Prej fjaleve te tua te buta,mora shije per kete bote qe me dukej kaq e larget,dhe ndeza dritat e jetes sime...
Prej butesise tende natyrale ti arrite qe te me bindesh me siguri te plote qe kishte vend per ne te dy ne kete dhome dashurie dhe qe rruga qe kisha marre e vetme nuk me conte ne asnje lloj drejtimi...
Me mua qe prisja qe kjo bote te ishte me e mire,ti ndave shume ngrohtesi ...
Duke me mermeritur keto fjale ne veshin tim..."ishte nje enderr e keqe,harroje te lutem.." ti me dhe besimin ne jete pergjithmone....
Dhe me duhet te te rri besnike deri ne fund te jetes time.

10Ditari i nje adoleshenti. Empty Re: Ditari i nje adoleshenti. 22/1/2013, 16:01

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nje dite.

Qe prej shume kohesh po prisja vetem dhe e mbyllur me mendimet e mija shkaterruese ne kete dhome te zeze..
Nje dite ne fillim te ketij korridori te erret dikush preku drynin..
Ishe ti engelli im shpetimtar,dhe pikerisht ne kete dite pashe driten e madhe dhe pashe oqeanin e dashurise...
Qe ne momentet e para besova ne dashurine tone dhe e kuptova qe duhet te mbroheshim kunder te gjitheve...
Para se te njiheshim jeta ime ishte si nje vend pa dalje,nje fushe e mbushur me kaktyse ne te cilen njerezit donin qe te ecja mbrapa si nje kercimtare idiote dhe pa talent...
Ndoqa shume fantazma ne kete bote hostile qe me frikesonte..
Me qellonin shpesh ne koke qe te perulesha,dhe lutesha qe kjo gje te ndalonte,lutesha qe kjo vuajtje te kishte nje fund...
Te ndjesh reren siper kokes tende ,sa budallallik po ne te njejten kohe sa mire te ben te ndjehesh ne keto momente vetmie dhe zhgenjimi...
I degjoja sesi qeshnin me vuajtjet e mija,i shikoja si kercenin siper zhgenjimeve te mia,dhe kurre se besoja si njerezit mund te kenaqeshin kaq teper perpara nje varri...
Shpirti im ishte si nje anije qe sado perplasej dhe sado shkatarrohej nga nje shkemb i fuqishem,prej nje mjegulle te dendur!
Trupi im ishte vene ne gjume.......dhe se kuptoj pse se endrra kisha akoma!!!
Shikoja te gjithe keta njerez te lumtur ne nje ane dhe une duke u fundosur dhe duke pare jeten sesi me largohej.....larg.............ne pafundesi.

Vazhdoj te fundosem...nuk kam mbaruar!

11Ditari i nje adoleshenti. Empty Re: Ditari i nje adoleshenti. 22/1/2013, 16:02

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
LARGESIA NA NDAN DASHURIA NA BASHKON,,


Bie te flej cdo nate para syve me del nje fytyr engjelli.
Perse valle ti?-Nuk e dij ishte nje nate e qete,hena shkelqente nga gezimi ngase pran i kishte te gjitha yjet,vetem un ndjehem e vetmuar,
kujtoj ditet qe kaluan ata dite kur ndjehesha e lumtur,fytyra jote i jep nje imazh te papershkrueshem cdo nate te qet.
Perse o zot e krijove gurbetin?Perse ti sot te gjindesh larg meje perse valle??
Kur nuk mund ta heq nga syt kut ti more rugen e mergimit,nuk mundem ti haroje ata sy qe ishin kapluar nga lotet,shum veshtir e kam pa ty,vetem lotet tani me jan miq,ngushllim,shprese.
Fjala ,,lamtumir e dashur,,me eshte ber nje refren i pandaluar,qe perseritet cdo sekond.Tik-taku i ores leviz cdo nat si nje e shqetesuar,por kete gje askush nuk mund ta ndalonte te gjith ishin strukur ne nje dhimbje te pasherueshme.
Shikova qiellin perseri fytyra jote,ecja neper ruge ishte shenuar emri yt,u rotullova ne cdo ane perseri fytyra yte,ah sikur edhe njeher te te kisha ne krahrorin tim dhe te te mbuloja ne perqafim.
Por nuk mundem se ti je shum larg,ndoshta edhe ti tani ne ato rug te gjata e ndjen te njejten dhimbje qe kam edhe un..
Sa rende e kam -dua te theras emrin tend por prap hesht se e dij qe do ta kem edhe me veshtir kur ti nuk do te me japesh pergjigje.Perseri heshtje ne dhomen e eret e cila dikur gjallerohej nga dashuria jon,perseri dhimbje ne shpirtin e kalbur se nuk mund ti shijoj buzet e tua puthjet te cilat me linin pa gjum..
Jo,jo nuk dua ti trazoj kujtimet qe nuk mund ti perballoj i dashur mos u merzit po ti shkruaj fjalet e fundit qe ti kam then.
,,,Ruge e mbare te qoft ylli i kesaj bote,ruge e mbare por mos u shqeteso do te jem ketu duke te pritur ty.Ketu me lae ketu do te me gjejsh rug e mbare..Te shkruaj poezin ton qe dikur e thonim bashk;
,,Le ta dij bota sa me mungon
le ta dij bota se te dashuroj
le ta din te gjith se malli me ka mar
por me se shumti le ta din
se largesia na ndan...
Te mallkuara qofshin ato rug te shkreta
se ne shpirtin tim ende qendron heshtja
pa ty qiell ska shkelqim pa ty shpirti
im nuk do te ndjej gezim.....
Por ti shpirt dije nje gje se
,,,,LARGESIA NA NDAN E DASHURIA NA BASHKON,,,,

12Ditari i nje adoleshenti. Empty Re: Ditari i nje adoleshenti. 22/1/2013, 16:02

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Plage qe ende gjakon!!!


Kaluan vite,muaj të tërë,por unë ty s’të harrova.Të kam në thellësi të zemrës,në shpirtë,në
mendime.Fytyra yte shëndrit edhe pse s’të shohë dot.Dita ditës ndjej mungesën tënde,mungesën e shpirtit tënd të bardhë si bora,mungesën e buzëqeshjes sate.Je shumë larg meje,je në një botë
tjetër,ty të morën engjujt.Ende nuk e besoj ikjen tënde,ike pa fjalë,pa na thënë LAMTUMIRëN
E FUNDIT.Më nevoitesh mua,familjes..më le të vetmuar,pa vëlla.Lotët nuk e shuan mallin tim,as dhimbjen time që s’ka shërim.Jetoj në tmerrë,në humbje,larg të vërtetës dhe realitetit,jetoj
në ç’menduri me kokën pas se mos vallë po takoj armikun tim?Se mos vallë po takoj vrasësin tënd,atë
zemër të egër dhe të fëlliqur që s’din se çdo të thotë dashuria familjare,që s’din se ç’do të thotë t’a
plagosësh aq rëndë pulëbardhën e pafajshme.
Nga bota fsheh ndjenjën time.Nën qiellin e mbushur me yje shpresoj,shpresë e vetme që ende s’më është shuar.Jeta ime është një ëndërr,jetoj në ëndërr,por ëndërra brenda ëndrrës zhduket.
Shpirti më gufon e s’ka kush që më ndihmon për të shëruar këtë plag.O Zot,më ndihmo të lutem.Mëelimino këtë vuajtje që kam në shpirt,ma shuaj këtë dhimbje,je I vetmi që dua,që shpresoj dhe që s’humb besimin kurrë.E dua të vërtetën?Ku është drejtësia?Ndërgjegja e këtyre shpirtërave?
A thua vallë nuk kanë frigë nga All-llahu..
…Miq të dashur,desha që me ju t’I ndaj disa prej mendimeve që vërshojnë kokën time gjatë orëve të gjata që I kaloj duke u munduar t’a shuaj këtë plagë që ende gjakon.Ju lutem mohoni padrejtësinë!Zhdukeni gënjeshtrën!Shuajeni urrejtjen!Sepse dhimbja-vetmia t’a këput shpirtin.
E kur të veçohesh me kohën mos thuaj mbeta vet.Por thuaj mua më mbykqyr All-llahu,Zoti I vërtetë…

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons