Policia e Kosovës, për shkak të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale serbe në Kosovë, të dielën, do të përforcojë praninë e vet në veri të vendit, ka thënë sot zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës, Besim Hoti.
“Do të kemi plan të ngjashëm sikur më 6 maj dhe bashkë me KFOR-in e EULEX-in do të mbikëqyrim gjithë procesin në planin e sigurisë së përgjithshme. Shtimi i pranisë se policisë do të bëhet në meset me popullatë të përzier dhe afër vendvotimeve”, ka thënë për mediet serbe Hoti.
Ai ka shtuar se në veri të Kosovës dhe në rrethinën e Mitrovicës në 13 lokacione do të ketë 37 vende zgjedhore do të mbulohen nga Policia e Kosovës votimet do të mbikëqyren nga personeli i OSBE-së. /Kosovo news/
Përgatiti: E.L