Një 25-vjeçar nga Kukësi ka tentuar sot t’i japë fund jetës duke pirë fostoksinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Reglumë të rrethit të Kukesit, ku Altin Duraku, 25 vjeç, pasi ka konsumuar pije alkoolike në njërin prej lokaleve të fshatit me disa bashkëfshatarë të tij, ka konsumuar edhe një sasi ende të papërcaktuar fostoksine ne banesën e tij.
Të parët që e kanë konstatuar gjendjen e rënduar shëndetësore të 25-vjeçarit ishin familjarët, të cilët menjëherë e kanë dërguar djalin në spitalin civil të qytetit të Kukësit.
Mjekët pasi kanë parë se gjendja e tij është mjaft e rëndë kanë vendosur ta nisin me helikopter në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Ndërkohë, janë ende të paqarta shkaqet e ngjarjes. /E.L/