Seks në taksi, britanikja arrestohet në Dubai dhe rrezikon burgun
Rebeca Black, 27 vjeç, duhej të mendohej mirë, teksa vendosi që të bënte seks në sediljen e pasme të taksisë me të dashurin e saj irlandez në Dubai. Në vendin mysliman ligjet janë shumë të rrepta dhe për këtë rrezikon burgun.
Britanikja është arrestuar pas këtij akti dhe tashmë rrezikon tre vjet burg. 27-vjeçarja ishte duke bërë seks me të dashurin në taksi pas një feste natën vonë, por është vënë re nga shoferi i taksisë, i cili e ka ndaluar makinën dhe ka njoftuar një patrullë policie që ndodhej aty pranë. Policia është duke analizuar ADN-në e dy britanikëve dhe nëse rezulton se kanë bërë seks, duke qenë se këta të fundit e mohojnë, do të gjykohen dhe rrezikojnë burgun.