Crop Circles (rrathët-piktura në arat me të mbjella) të famshme në Smithy Wayland dhe Kennet në rajonin e lindjes së Anglisë, para shumë vitesh kishin pushtuar mediat botërore për misterin që i mbështillte ato.
Por, askush nuk kishte mundur ti deshifronte ato, edhe pse idetë dhe mendimet e specialistëve ishin dhe janë të shumta.
Por, shumë dimensionaliteti i tyre dhe mesazhi që ato fshehin kanë detyruar shumë shkencëtar të merren me to seriozisht e ti studiojnë ato në mënyrë intensive.
Profecitë dhe pritshmëritë
Më 20-maj, ku ndodhemi vetëm pak ditë larg, ato çka ishin skicuar në dy pikturuar në arat me të mbjella (Crop Circles) në Angli pritet që të ndodhin në realitet.
Më 9-gusht, 2005 dhe në 22-qershor, 2011, u shfaqën këto dy Crop Circles, të cilat tregojnë 20 majin si një “Ditë të veçantë dhe specifike” (Eklips i Diellit në unazë) dhe në 6 qershor (Kalimi i Venusit para Diellit).