Astronomi Rodney Gomes nga Observatorit Kombëtar të Brazilit në Rio de Janeiro, ka deklaruar se disa objekte ne rripin Kupier duke perfshire edhe planetin xhuxh Sedna, jane ne orbita te cuditshme dhe se nje planet i ri dhe i pazbuluar mund te jete nje prej tyre. Ai i paraqiti rezultatet e tij te Marten ne takimin e American Astronomical Society.
Shume astronome te tjere jane intriguar nga pretendimet e Gomes, dhe megjithate shumica bien dakort se duhen me shume prova per ta konfirmuar nje gje te tille. “Natyrisht, te gjesh nje tjeter planet ne sistemin diellor eshte pune e madhe,” tha astronomi Rory Barnes. “Ajo qe ai tregoi me argumentet e tij, ka shume pak te ngjare te jete e vertete.”
Per punen e tij te re Gomes ka analizuar orbitat e 92 objekteve te rripit Kupier, pastaj i ka krahasuar rezultatet e tij me modelet kompjuterike qe tregojne se si trupat duhet te shperndahen, me dhe pa nje planet shtese.