Presidenti amerikan, Barack Obama, ka pritur gjatë ditës së djeshme në Shtëpinë e Bardhë, ekpin amerikan të futbollit, Los Angelos Galaxy, që u shpall kampion të të tretin vit me radhë.
Gjatë pritjes, Obama ka bërë shaka të shumta, sidomos me dy yjet e ekipit, David Beckham dhe Robbie Keane. Me këtë të fundit, duke qeshur, obama ka thënë se është kushëri, duke ju referuar lidhjeve irlandeze.
Ndërsa me Beckham është tallur më keq me faktin që është edhe futbollist, edhe model. “Ai është mjaft i ashpër. Kjo është një gjë e rrallë se si një njeri që mund të jetë kaq i ashpër në fushën e lojës të ketë gjithashtu edhe linjën e vet të të brëndshmeve”, ka thënë Obama, duke shktuar të qeshura të shumta.