Nuk shikon gjilpërën, nuk ndjen dhimbje...
Gjithmonë na është këshilluar nga infermieret që në momentin kur bëjmë vaksina të kthejmë kokën nga ana tjetër për të mos parë gjilpërën dhe kjo këshillë duket se ka efekt.
Studiuesit gjermanë kanë dalë në përfundimin se kthimi i kokës e bën më pak të dhimbshëm shpimin e ages. Studimi i publikuar në revistën mjekësore ‘Journal’ tregon se largimi i frikës para gjilpërës zvogëlon edhe ndjesinë e dhimbjes.
Kërkuesit e Universitetit të Mjekësisë në Berlin dhe ata të Universitetit të Mjekësisë në Hamburg vëzhguan disa vullnetarë të cilëve iu treguan video të një krahu që shpohej nga një gjilpërë dhe të një krahu që fërkohej me pambuk në kohën që stimuj elektrikë i përshkonin dorën.
U vu re që stimujt ishin më të dhimbshëm kur vullnetarët shikonin gjilpërën që shponte krahun në krahasim me dhimbjen që ndjenin kur shikonin pambukun.