Themeluesi i Facebook heq dorë nga nënshtetësia amerikane
Bashkëthemeluesi i Facebook, Eduardo Saverin, deklaroi se heq dorë nga nënshtetësia amerikane. Lajmërimi i tij u bë pak përpara se kompania të lancohet në bursë.
Saverin, 30 vjeç, i lindur në Brazil, do të shmangë rreth 600 milion dollarë taksa kur të marrë pjesën e tij të aksioneve ditën e premte.
Sipas BBC, një zëdhënës ka deklaruar se zoti Saverin “e gjen më praktike të bëhet nënshtetas i Singaporit, për shkak se planifikon të jetojë aty për një kohë të pacaktuar”.
Saverin u arratis në vitin 1993 në Majemi, kur babai i tij e zbuloi emrin e të birit në një listë të grupeve kriminale që kishin ndërmend të bënin rrëmbime për gjoba.
Saverin ka 4 përqind të aksioneve në Facebook ose rreth 4 miliard dollarë.
Ai ka qenë personi që ka ndihmuar financiarisht Mark Zuckerberg në fillimet e Facebook.