Seks në orar pune, gruaja kap mat policin me kolegen…
U kapën në befasi, teksa po bënin dashuri në makinën e policisë, gjatë orarit të punës, një shef policie dhe një police e re në Qipro.
Dhe për habinë e të gjithëve ata nuk i kapi mat ndonjë nga kolegët e tyre, por vetë bashkëshortja e shefit të policisë.
Sipas gazetës “Politis”, ajo kishte filluar të dyshonte se i shoqi e tradhtonte, ndaj vendosi ta përgjonte, të ndiqte çdo veprim të tij. Kështu, gjatë një nate që ishte në shërbim i shoqi, ajo vendosi ta ndiqte dhe e gjeti në makinën e policisë, duke bërë dashuri me policen që kishte në varësi.
Duke ruajtur gjakftohtësinë, ajo telefonoi qendrës së policisë dhe denoncoi këtë fakt. Kur mbërriti policia, i gjeti gjysmë lakuriq të dy…
Vlen për t’u përmendur që çifti (i paligjshëm) i policëve gjatë kohës që po bënin dashuri, në fakt ishin caktuar që të ruanin një person të dyshimtë, i cili duhej arrestuar. Por vëmendja ishte larguar krejt prej të dyshuarit, pasi ata “ishin të zënë me punë të tjera”…