Policia e Tiranës njofton se është gjetur i vetëvarur një person tek kodrat e Liqenit Artificial. Viktima ka qenë i varur në një pemë dhe është pikasur nga kalimtarë të rastit të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë. Sipas hetimeve paraprake viktima është e seksit mashkull, megjithatë deri më tani identiteti i tij ngelet enigmë pasi në trup nuk i janë gjetur dokumenta identifikimi.
Ndërkohë policia e ka dërguar trupin në morgun e Tiranës dhe ka nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethnave të ngjarjes.