Prindërit tentuan të varrosnin të gjallë një fonjë dy muajshme. Ngjarja tragjike ka ndodhur shtetin Uttar Pradesh në Indi duke shokuar shumë njerëz. Sipas BBC, babai dhe xhaxhai i saj kanë shkuar në varreza dhe tentuan ta varrosin të gjallë beben si flijim për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve të tjerë. Ata ishin këshilluar për këtë flijim nga një guru i zonës.
Fatmirësisht është informuar policia dhe të dy personat janë arrestuar në kohë. Vajza dy muajshe tashmë ndodhet e shtruar në një pavijon në spitalin e qytetit Meerut ndërsa mjekët shprehen se ajo vuan nga dehidratimi dhe kequshqyerja. Megjithatë sipas nënës së foshnjës që po qëndron në spital me të, këto janë trillime pasi ajo nuk do ta varroste kurrë të gjallë fëmijën e saj.
Duke iu referuar një gazetari vendas BBC raporton se ky nuk është një rast i izoluar. Ai rrëfen se ka pasur së paku tre histori të ngjashme vetëm muajin e shkuarSipas tij shkaku është varfëria dhe injoranca që zotëron në ato zona, ku supersticioni është shumë i përhapur.