Me një marsh global gjatë vikendit që lamë pas është shënuar Dita e marihuanës në qindra qytete anekënd botës.
Qëllimi i këtij marshi ishte legalizimi i kësaj droge. Siç thonë dashamirët e saj, qeveritë duhet ta konsiderojnë konsumimin e marihuanës si zgjedhje individuale.
Vetëm në Toronto kanë marshuar më shumë se 20.000 persona. Grumbullimet tjera më të mëdha janë shënuar në Meksikë, Uruguai, Kolumbi, Kili dhe Republikën Çeke.