Një kirurg i ka vënë zjarrin pacientit të tij pasi që bisturia e tij elektrike ka shkaktuar një shpërthim. Pacienti, Enrique Ruiz ka pësuar djegie të shkallës së dytë në qafë dhe gjoks para se mjekët ta fiknin zjarrin.
Spitali Lincoln i New York-ut është munduar që ta mbulojë këtë incident duke mos treguar fare për ndodhjen e tij gjatë raportit të pacientit.
Më datën 19 prill kirurgu Jay Yelon, ishte duke u munduar të fuste një tubë për frymëmarrje, kur bisturia e tij elektrike ka rënë në kontakt me furnizuesin e oksigjenit dhe ka shkaktuar zjarrin.
Familja e pacientit janë tmerruar kur kanë parë gjoksin e familjarit të tyre që ishte i djegur, por një mjek ka hedhur poshtë spekulimet se ai ishte djegur dhe se kjo ishte një djegie nga dielli.
Një ekspert rreziqesh ka shtuar se numri i zjarreve kirurgjike në SHBA arrin shifrat 600 në vit.