Këto pamje nuk lejohet të shihen nga publik joadult
E tmerrshme, por e vërtetë, një grua është sulmuar nga shimpanzeja që i ka ngrënë fytyrën duke e bërë që të përjetojë situatë të frikshëm që vazhdon.
Karla Nash, një grua 58 vjeçare nga Konektikat, Shtetet e Bashkuara, rrëfen se pas kësaj ngjarjeje iu nënshtrua operacionit plastik që në fakt e ka ndryshuar pamjen e saj të frikshme, edhe pse jo aq sa duhet.
Karla Nash tregon se ishte afër shtëpisë, në pyllin që është pjesë e lagjes ku jetonte, kur befasisht një shimpanze iu sul dhe e përçudnoi në atë mënyrë.
Pas ngjarje, Karla i është nënshtruar seriali operacionesh plastike, ndërkohë që një avokat i familjes e këshilloi të hedhë në gjyq bashkinë në Konektikat. Gjyqi vendosi të dëmshpërblejë me 150 milionë dollarë, gruan 58 vjeçare që u masakrua në atë mënyrë, me argumentin se shteti i Konektikat nuk ka bërë diçka për të frenuar këtë kafshë të rrezikshme.
“Tani që u bë transplanti i fytyrës ndjej më në fund se kam lëkurë në kokën time, kam faqe dhe ndoshta do të ambientohem me këtë fytyrë të re”, thotë Karla Nash. e.t/noa/