Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër. Historia e një profesori kroat që ka shpëtuar nga 7 aksidente të rënda dhe fitoi 1 milion USD me një biletë të vetme
50 vjet më parë, në vitin 1962, tek udhëtonte me tren nga Sarajbosnja në Dubrovnik, profesori kroat i muzikës Frane Selak, nuk e dinte që më vonë do të bëhej i njohur për të gjithë botën. Treni që transportonte Selakun, doli nga shinat dhe ra në lumë. Vdiqën 17 persona. Ai ia hodhi aksidentit me vetëm një krah të thyer dhe ca të gërricura.
Një vit më vonë, Selak ishte duke udhëtuar me avion nga Rijeka për në Zagreb. Pas një difekti avioni rrëzohet. Pak metra larg tokës, dera e tij hapet dhe forca e ajrit tërheq jashtë disa persona, mes të cilëve ishte edhe profesori ynë. Vdiqën 19 vetë. Selak e gjeti vetën në spital kur hapi sytë. Kishte rënë mbi një mullar me bar. E kaloi aksidentin me vetëm disa plagosje të vogla.
Në vitin 1966, autobusi me të cilin po udhëtonte doli nga rruga dhe ra në lumë. Vdiqën katër persona, Selak shpëtoi me plagë të lehta.
Në vitin 1970, makina me të cilën po udhëtonte mori flakë. Sapo doli jashtë saj dhe u largua disa metra, makina shpërtheu.
Tre vjet më vonë, në 1973, sërish problem me makinën. Për shkak të një pompe benzine me difekt, gjatë furnizimit me karburant, makina e tij merr flakë. I shpëtoi aksidentit, por me flokë të djegura.
Në vitin 1995, atë e përplas një autobus në Zagreb. Shpëton me plagë të lehta
Në vitin 1996, duke udhëtuar në një rrugë mali, e sheh veten përballë një kamioni. Devijon nga rruga drejt humnerës anash. Hidhet nga makina dhe mbahet në një pemë. Makina shpërthen në flakë 90 metra në humnerë
Në vitin 2003, blen biletë për herë të parë dhe fiton një llotari me vlerë 1 milionë dollarë
Në vitin 2004, kompania “Doritos” donte të bëntë reklame dhe ftoi prof.Selakun. Reklama xhirohej në Australi. Selak refuzoi. Nuk lëviz më me avion. “Nuk dua ta testoj sërish fatin tim”, – u tha gazetarëve.