Trupat paraushtarake në Indi bien pre e sulmit nga… bletët
Të paktën 19 trupa paraushtarakë indianë janë pickuar rëndshëm nga bletët ndërkohë që po kryenin një operacion kundër rebelëve maoistë.
Trupat po pastronin pyjet e dendura kur u sulmuan. Katër prej ushtarëve janë në gjendje shumë të rëndë, bëri të ditur policia. Ata janë shtruar në spitalin rajonal.
Sipas BBC, kjo zonë është skenë e përplasjeve të ashpra mes ushtrisë dhe rebelëve maoistë.
Insektet dhe reptilët janë problem i madh për forcat e sigurisë që dërgohen për të luftuar rebelët.
Mendohet se malaria dhe insektet vrasin po aq personel sigurie sa edhe rebelët maoistë.
India ka dërguar dhjetëra mijëra trupa kundër rebelëve, që thonë se po luftojnë për të drejtat e fiseve indigjene dhe fshatarëve të varfër, që janë neglizhuar nga qeveria.