Gruaja e një kapiteni të ushtrisë amerikane, që vdiq ndërsa ishte duke folur me të në Skype, thotë se ka parë një vrimë plumbi në dollapin pas tij, në momentin që ai u shemb.
Një zëdhënës i ushtrisë megjithatë thotë se Bruce Kevin Clark vdiq për shkaqe natyrore, ndërkohë që po shërbente në Afganistan.
Zonja Clark ishte në El Paso, Teksas, ndërsa po fliste me burrin, që i vdiq përpara kameras. Për dy orë ajo tentoi që të kontaktonte kolegët e burrit të saj për ta ndihmuar.
Më në fund dy vetë nga personeli i ushtrisë hynë në dhomën e kapitenit Clark dhe i kontrolluan pulsin. Megjithatë zonja Clark thotë se nuk i thanë se çfarë i kishte ndodhur të shoqit.
Ajo thotë se vendosi të bëjë publik faktin e plumbit për të nderuar të shoqin.