Doni të pini alkool por keni frikë se deheni? – Zbulohet ilaçi për të mos u dehur …kurrë
Studiuesit amerikanë dhe australezë janë duke planifikuar një ilac të ri për ata të cilët humbasin kontrollin duke pirë pije alkoolike. Ilaci mund të merret nga “pijanecët” pasi ata të kenë konsumuar pijet alkoolike, duke mos lejuar alkoolin të arrijë në tru.
Gjatë eksperimenteve të kryera nga shkencëtari Mark Hacinson në Universitetin e Adelaidës me disa minj,ku grupi i studiuesve vuri re se minjtë jo vetëm që nuk u dehën, por as nuk ju morrën mend edhe pse u ishte dhënë një sasi e madhe alkooli, saqë në kushte normale nuk do të qëndronin dot as në këmbë. Ilaci ndikon në qelizat neurologjike të cilat përbëjnë 90% të trurit.
Këto qeliza luajnë rol themelor në sistemin imunitar, duke luftuar kundër infeksioneve serioze sic është meningjiti.
Gjatë eksperimenteve, specialistët “stakuan” celësin e sistemit imunitar dhe vërejtën një rezultat mbresëlënës: minjtë edhe pse konsumuan një sasi të madhe alkooli, jo vetëm që nuk u dehën, por ata shfaqën reagime dhe ekuilibër më të mirë.