Rikthehen “Vëllezërit Bluz”
Për të kujtuar 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të aktorit John Belushi dhe për të festuar 100-vjetorin e Universal Pictures, do të kthehet në sallat e kinemasë filmi i paharrueshëm “Vëllezërit Bluz”.
Bëhet fjalë për transmetimin e parë në format të restauruar dhe në cilësi të lartë, HD, që do të shfaqet në kinematë e gjithë botës më 20 dhe 21 qershor.
Të gjithë adhuruesit e filmit kult do të mund ta rishohin atë dhe interpretimin e shkëlqyer të aktorit me origjinë shqiptare John Belushi dhe Dan Aykroyd.
Evenimenti mban firmën e kompanive Nexo Digital, Studio Universal, Home Entertainment dhe MyMovies.