1570 kilogramë marijuanë me cilësi shumë të lartë me nje vlere në treg prej rreth tetë milionë eurosh. Është kjo sasia e lëndës narkotike e gjetur nga forcat e rendit në zonën bregdetare që lidh Fasanon me Ostunin në Puglia.
Fillimisht agjentet paten zbuluar një gomone që kishte ngecur në breg, një mjet lundrues fare i ri i pajisur me dy motorre me 250 kuaj fuqi secili. Me sa duket trafikantët, të cilët duhet të kenë udhëtuar natën, kanë hasur në ndonjë pengesë dhe kanë fshehur ngarkesën, duke menduar ta tërheqin atë më vonë.
Përveç 45 pakove të marijuanës është gjetur edhe një jelek shpëtimi dhe mbeturina ushqimesh.Komanda e zonës konfirmoi për Top Channel se kjo ngarkesë ka shumë mundësi të jetë sjellë nga Shqipëria, si për nga vendi ku është gjetur, ashtu edhe nga mënyra e ambalazhimit e nga varieteti i marijuanes.