Pasuesin e Chavez-it do e vrisnin me … fjalëkryq
Një person, që merret me përgatitjen e fjalëkryqeve në një gazetë në Venezuelë, është marrë në pyetje nga shërbimet sekrete pasi dyshohet se në një nga fjalëkryqet e tij ka fshehur një kod për vrasje.
Neptali Segovia është akuzuar nga një gazetar i televizionit shtetëror se në fjalëkryqin e tij ka përfshirë fjalët “vrasje” dhe “Adan”. Sipas gazetarit pro- qeveritar, ai synon që të vritet Adan Chavez, që është vëllai i Hugo Chavez, dhe që shihet gjerësisht si pasuesi i tij. Adan është guvernator i shtetit Barinas. Hugo Chavez po lufton me kancerin, por edhe pse duket optimist, ka të dhëna se sëmundja është më e keqe nga sa thuhet zyrtarisht.
Tensioni përpara zgjedhjeve presidenciale të tetorit është në rritje. Këto akuza e faktojnë diçka të tillë.