Forumi Kuq E Zi
Misteri i shpellave Huashan mbajne sekret historinë e tyre Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Misteri i shpellave Huashan mbajne sekret historinë e tyre Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Misteri i shpellave Huashan mbajne sekret historinë e tyre Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Misteri i shpellave Huashan mbajne sekret historinë e tyre Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Misteri i shpellave Huashan mbajne sekret historinë e tyre 15-110
Shpella numër 35 është 170 metra e thellë dhe ka një sipërfaqe prej afro 12 mijë metrash katrorë dhe është shpella më e madhe e të gjithë zinxhirit të shpellave të malit Huashan. Hyrja e kësaj shpelle nuk është e madhe. Por, pas një kanali të ngushtë afro 20 metra të gjatë, të del para syve një pallat nëntokësor madhështor. Në këtë pallat nëntokësor ka 26 shtylla guri mbi 10 metra e trashë. Këto shtylla luajnë rolin e rëndësishëm të mbajtjes së peshës.
Afër paralelit 30 gradë në gjerësinë veriore të globit ka shumë vende misterioze, si trekëndësha djallëzorë, piramida, buste me trup luani dhe me kokë njeriu të Egjiptit si dhe ishujt e Pashkës të Kilit etj. Këto vende janë ndoshta të dëgjuara nga shumë njerëz dhe janë bërë shumë studime dhe ekspedita për të zbardhur misterin e tyre. Janë ngritur në ajër teori mbas teorish, shumica e të cilave të pabazuara dhe asnjëherë nuk është arritur në një konkluzion të mirëqenë dhe të pranuar botërisht.
Megjithatë, ekziston edhe një mister tjetër që ndoshta ka qenë më pak i përfolur dhe vazhdon ende të mbetet disi në hije. Në Kinë afër paralelit 30 të gjerësisë veriore të globit ka një vend misterioz dhe janë shpellat misterioze Huashan. Ky vend nuk është shumë larg nga malet Huashan, vend turistik i Kinës jug-lindore. Këto janë shpellat artificiale me përmasat më të mëdha dhe më misterioze deri tani në Kinë.
Duku u nisur nga malet Huashan, një nga pikat e njohura piktoreske të Kinës, drejt jugut, pas dy orësh mund të arrish në një zonë të madhe malore dhe kodrinore. Në këto kodra, të cilat shtrihen në një sipërfaqje prej shtatë kilometrash, në pranverë dhe vjeshtë, çelin kudo lule të bukura dhe të larmishme. Për këtë arsye, vendësit e quajnë këtë vend “mali i luleve”. Shpellat mistrioze gjenden pikërisht nën këtë mal gjigant dhe piktoresk me lule.
Sipas kërkimeve arkeologjike, koha e hapjes së këtyre shpellave i takon 1700 vjetëve më parë. Midis 36 shpellave të zbuluara, shpella më e madhe është 12 mijë metra katrorë dhe ngjan si një fushë basketbolli. Ndërtimi i këtyre shpellave është bërë brenda këtij mali që është pothuajse bosh. Por deri tani misteri i vërtetë nuk është ndërtimi, por se ku kanë shkuar gurët e dalë për hapjen e shpellave. Për arsye se kjo shpellë është aq e madhe, gurët e nxjerrë ishin të shumtë. Studiuesit dhe shkencëtarët kanë bërë ekspedita për të zbardhur misterin e këtyre shpellave gjigante dhe kanë bërë matje. Me këta gurë të nxjerrë nga shpella, mund të ndërtohej një rrugë prej mbi 240 kilometrash. Por këto gurë të nxjerrë në disa milionë metra kub janë zhdukur dhe ky është bërë një nga misteret më të lashta.
Përveç gurëve të humbur, ka edhe shumë sekrete të pazbulueshëm në këto shpella. Si janë ndërtuar ato para 1700 vjetësh. Pse nuk ka ndonjë shënim historik për këto vepra kaq të mëdha? Sigurisht më misteriozi është qëllimi i hapjes së këtyre shpellave nga paraardhësit vendës. Shpellat e tjera të lashta të zbuluara deri më tani në Kinë, përdoreshin ose për banim, ose si strehim për budistët. Por, këto shpella të mëdha në fjalë nuk kishin qenë përdorur për banim dhe brenda këtyre shpellave nuk ka as pikturë në mure e as ndonjë bust. Në brendësi të tyre nuk ka asnjë shenjë apo gjurmë që mund të të japë një ide rreth historisë së tyre. Shpella numër 35 është 170 metra e thellë dhe ka një sipërfaqe prej afro 12 mijë metrash katrorë dhe është shpella më e madhe e të gjithë zinxhirit të shpellave të malit Huashan. Hyrja e kësaj shpelle nuk është e madhe. Por, pas një kanali të ngushtë afro 20 metra të gjatë, të del para syve një pallat nëntokësor madhështor. Në këtë pallat nëntokësor ka 26 shtylla guri mbi 10 metra e trashë. Këto shtylla luajnë rolin e rëndësishëm të mbajtjes së peshës.
Brenda pallatit nëntokësor, janë vendosur në mënyrë të rregullt banesa prej guri, krevate prej guri, ura prej guri e bile edhe pagota të gdhendura. Pikërisht për këto mistere të lashta, shumë turistë shkojnë atje nga rajone të ndryshme të botës për të vizituar këto shpella. Turisti amerikan zoti Tom Chase, tha se misteri i pazbuluar i këtyre shpellave e ka tërhequr atë për vizitë në këto shpella. Këto shpella janë shumë interesante. Nuk mund të shohësh ndonjë shpellë të tillë në asnjë vend tjetër të botës. Ato shpella kanë mbi supe një histori 1700-vjeçare që çuditërisht nuk duan t’ua zbulojë askush. Misteret rreth këtyre “gjiganteve nëntokësore” janë të panumërta dhe shkencëtarët deri tani nuk kanë asnjë ide të qartë. Kush ka banuar më parë aty? Ku kanë humbur ata gurë të nxjerrë për hapjen e shpellave? Si janë ndërtuar para 1700 vjetësh dhe sa njerëz janë dashur për këto kryevepra kolosale? Pse është dashur të fshihen të gjitha gjurmët e historisë së tyre? Këto janë vetëm disa nga qindra pikëpyetjet që nuk u është gjetur ende një përgjigje dhe që mesa duket do të vazhdojnë të mbeten një mister për shumë kohë.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons