Twitpic ishte shërbimi standard për shkëmbim të fotografive në Twitter. Përpara Instagram dhe zgjidhjen e vetë Twitterit për shpërndarje të fotografive, shërbimi e kishte dhënë një mundësi për të ngjeshur fotografitë dhe të shpërndahen brenda pak çasteve kohore.
Me blerjen e fundit të Instagram nga Facebook dhe rritjen e numrit të alternativave për fotografi, një aplikacion i vetëm për të cicëruar fotografi tingëllon si një përpjekje e dështuar. Është e qartë që Twitpic i ka 35 milionë konsumatorë, por për sa gjatë përpara se këta përdorues do të ndalojnë së përdoruri zgjidhjet standarde për fotografi të bëra të mundshme në aplikacionet e përgjithshme dhe të zbulojnë me bollëk editorët e shtimit të fotografive që tashmë kanë dalë?
Twitpic nuk është duke vuajtur për para, megjithëse kurrë nuk janë financuar. Sidoqoftë, një grup i përkushtuar i përdoruesve të cilët e kanë përdorur Twitpic-un vetvetiu, a e kanë marrë tashmë vesh që ekzistojnë aplikacione të tjera prej të cilave ata mund të zgjedhin? Siç duket jo./pcworldalbanian