Çdo orë që kaloni përpara ekranit të televizorit, DVD-ve dhe videove ju shkurton jetën me rreth 22 minuta. Kështu sugjeron një studim i ri. Kjo do të thotë se të shikosh televizor rreth gjashtë orë në ditëmund të shkurtojë jetën tuaj me pesë vjet. Studimi tregon se një stil pasiv jetese është po aq i keq për shëndetin sa duhani dhe obeziteti. Akademikët në këtë studim kanë përfshirë më shumë se 11000 njerëz mbi moshën 25-vjeçare.
Studimi, i botuar në gazetën britanike “Mjekësia sportive”, tregon se ‘Koha e shikimit të TV mund të jetë e lidhur me shkurtimin e jetës në mënyrë të krahasueshme me faktorë të tjerë të rrezikshëm të sëmundjeve të mëdha kronike, si pasiviteti fizik dhe obeziteti. Po ashtu, është i krahasueshëm me rrezikun që sjell duhani.
Një cigare të shkurton jetën për 11 minuta, e barasvlershme me gjysmë ore para TV. Studimi është kryer në Universitetin e Kuinslendit, Australi. Edhe studiuesit në “Harvard” për shëndetin publik, Boston, thanë se ishte ‘biologjikisht e mundur’ që rezultatet e qëndrimit të gjatë para TV rezultojnë me sëmundje dhe vdekje të parakohshme.(Panorama)