Kompania e teknologjisë amerikane “Yahoo” ka paraljmëruar se shumë shpjet do të shkurtojë stafin e saj me 14 për qind ose e përkthyer në shifra në dy mijë persona. Drejtuesi i kësaj kompanie gjigante e ka komentuar shkurtimin e personelit si përpjekjet për te shkuar drejt një kompanie me te vogël, te shkathet dhe me fitimprurëse.
”Jemi duke intensifikuar përpjekjet tona për të ripozicionuar resurset tona në përparësitë më urgjente”, deklaroi shefi ekzekutiv, Scott Thompson. Ai shtoi se do të punojë më “agresivisht” në shërbimet e ofruara për përdoruesit dhe reklamuesit e tij.
Sipas llogarive me këto shkurtime kompania do të kursejë 375 milion dollarë. Megjithatë, në vitin e parë kursimi do të jetë më i vogël, për shkak të 125-145 milionë dollarëre që pritet të paguhen për ndërprerjet e njëanshme të kontratave të punës.
“ Yahoo” e cila e ka bazën në Kaliforni të SHBA-ve ka rreth 700 milionë përdorues, por duke e krahësuar me “Google” apo me rrjetet e tjera sociale si “Facebook, “Twitter” ajo ka pësuar një dështim këto dy vitet e fundit.