Astronomet ne Australi kane theksuar rendesine e kerkimit per planete te tjera te banueshme.
Ne te ardhemn popullsia e botes ka te ngjare te rritet ne ate mase sa qe nje planet i vetem nuk do te jete i mjaftueshem, ne disa momente raca njerezore do te duhet te kolonizoje planete te tjera dhe kur kjo te ndodhi do te duhet te dine se ku te shkojne. Perparime te medha jane bere vitet e fundit ne fushen e gjuetise te planeteve dhe, ndersa ne tani dime se planetet ekstrasolar mund te gjenden ne shume sisteme te ndryshme diellore nuk eshte e qarte nese ekziston mundesia qe ndonje nga keto te jete i pershtatshem per te jetuar.
“Percaktimi nese ka planete qe jane te banueshem eshte bere graali i shenjte i astronomise,” tha Dr Charley Lineweaver. “Kjo eshte ndoshta nje nga ceshtjet me te medha, me konfuze dhe te rendesishme qe shkencetaret e planeteve duhet te meren ne 10 deri ne 20 vitet e ardhshme.”
Te kuptosh banueshmerine dhe te perdoresh kete dije per te gjetur planetin me te afert te banueshem, mund te jete vendimtare per mbijetesen tone si specie, shkruan Dr Charley Lineweaver dhe studenti Aditya Chopra ne Universitetin Kombetar Australian ne revisten vjetore te shqyrtimeve te Tokes dhe Shkences Planetare.