Igor Vovkovinski është burri më i gjatë në SHBA, i cili prej vitesh lufton me një problem: nuk gjen dot këpucë të numrit të tij. Ai është 2 metra dhe 23 cm dhe ka një numër këpuce që varion nga 56 deri në 64.
Për shkak të problemeve për të gjetur një veshje të duhur për këmbët e tij, ai është detyruar të kryejë më kot plot 7 ndërhyrje kirurgjikale për të zgjidhur problemet e shkaktuara nga këpucët e papërshtatshme. “Këto vitet e fundit kanë qenë vërtet makth – tregon ai -. Më kanë shndërruar në një të burgosur në shtëpinë time, pasi s’mund të shkoj askund me këpucë që më shkaktojnë dhembje”.
Kompania “Reebok” ka mirëpritur mesazhin e Igor dhe ka nisur të prodhojë një palë këpucë të veçanta, enkas për të dhe kosto e të cilave varion nga 12 deri në 20 mijë dollarë. Duket se do të duhen 6 javë përpara se të përfundohet e gjithë puna me sukses. Atëherë po, që Igor do të ketë mundësi të ecë normalisht.