Shkrepëtima e godet mes kembeve, spanjollit i digjen testikujt
Një 53-vjeç ka mbetur viktimë e një shkreptime, që e ka përfshirë, duke përshkruar të gjithë trupin e tij. Deri këtu s’ka asgjë të çuditshme, por është e nevojshme të shtohet se shkreptima në fjalë e ka goditur sidomos në organin e tij gjenital, për t’i “dalë” më pas nga këmba... Historia ka ndodhur në Madrid, ku burri duket se ka mbijetuar, por "hallatet" i janë djegur nga shkundja elektrike.
53-vjeçari mësohet se po ecte në jë rrugë të periferisë së kryeqytetit spanjoll, kur në një farë pike, shkreptima e ka goditur duke e lënë në tokë pa ndjenja. I biri, i cili ishte me të në momentin e incidentit, telefonoi ndihmën e shpejtë në kohë, për të kuruar dëmet e pësuara. Më pas, burri u dërgua në spital dhe iu nënshtrua një serie analizash, për të verifikuar praninë e dëmeve të brendshme. Ka rezultuar pa asnjë problem fizik, nervoz, apo cerebral. E vetmja avari ishte ajo në testikuj, ndonëse të paktën s'vdiq.