TIRANE- Në një deklaratë zyrtare për programin shqip të Deutsche Wele, ambasadorja gjermane në Tiranë, Carola Müller-Holtkemper e vlerëson Ardian Klosin si një nga ithtarët kryesore të bashkëpunimit kulturor Gjermani- Shqipëri.
Vdekja tragjike e Dr. Ardian Klosit është një humbje e madhe për Shqipërinë dhe Gjermaninë, thuhet në deklaratën e ambasadores gjermane në Tiranë, Carola Müller-Holtkemper. Ai ishte një nga ithtarët kryesorë të bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve. Fjalori Gjermanisht- Shqip ka emrin e tij dhe përkthimet e tij në gjuhën shqipe të veprave të autorëve gjermanë u kanë hapur lexuesve shqiptarë botën e letërsisë gjermane. Përkthimet e veprave të Bertold Breht-it dhe cikli i poemave të Ëilhelm Müller nga Ardian Klosi, formuan bazën për shfaqje teatrale dhe koncerte.
Gjithsesi, trashëgimia e tij është shumë më e madhe sesa ndikimi që ai pati me veprimtarinë e tij në fushën e kulturës, vazhdon deklarata. Dr. Klosi ishte një intelektual kryesor në Shqipëri, që me përkushtimin e tij për zhvillimin e shoqërisë civile dha impulse të rëndësishme në fusha kaq të ndryshme si media, gazetaria, mbrojtja e mjedisit dhe krijimi në Shqipëri i një shoqërie demokratike dhe pluraliste.
Dr. Ardian Klosi ishte nga viti 2004-2008, Drejtor Ekzektiv i Shoqatës kulturore gjermano- shqiptare “Robert Schëartz". Edhe në vitet e fundit, Dr. Ardian Klosi organizoi një numër projektesh të financuara nga shoqata kulturore.
Me vdekjen e tij tragjike ne kemi humbur një mik shumë të çmuar dhe shumë të vlerësuar, një koleg për të cilin do të ruajmë një kujtim të nderuar. Artistë të tjerë të mëdhenj si Stefan Zëeig kanë zgjedhur më parë të njëjtën mënyrë për t'u larguar nga jeta. Ne ngushëllojmë nga zemra familjen, veçanërisht bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, përfundon deklarata e ambasadores gjermane në Tiranë, Carola Müller-Holtkemper.