Forumi Kuq E Zi
Flet Konomi, bankieri nga Durrësi që ulet në vendin e Seserit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Flet Konomi, bankieri nga Durrësi që ulet në vendin e Seserit Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Flet Konomi, bankieri nga Durrësi që ulet në vendin e Seserit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Flet Konomi, bankieri nga Durrësi që ulet në vendin e Seserit Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Flet Konomi, bankieri nga Durrësi që ulet në vendin e Seserit Konomi-300x259Luis Tanushi

Pas një pritjeje të gjatë pas dorëheqjes së Rudina Seserit, Edison Konomi është deputeti më i ri i parlamentit. Ashtu si Gjon Bardhi, edhe Konomi do të jetë përpara një zgjedhjeje, ku do të duhet të vendosë që të japë dorëheqjen si këshilltar në Këshillin Bashkiak, Durrës. Sipas ligjit, deputeti nuk mund të mbajë dy mandate njëkohësisht. Në një intervistë për “Shekullin”, Konomi thekson se do të jetë një zë më shumë në parlament për të përfaqësuar problematikat e qytetarëve të Durrësit. Si një prej deputetëve që do të zgjedhin Presidentin e ardhshëm, Konomi shprehet i rezervuar për të dhënë një emër të saktë, duke u shprehur se do të respektojë vendimin e grupit parlamentar socialist.



Kalimi te ju pas dorëheqjes, edhe të Gjon Bardhit, vendosi në rrezik bashkëpunimin në Kuvend ndërmjet mazhorancës dhe opozitës. Si e komentoni ngërçin që u krijua?

Si shumë gjëra që kanë ndodhur në Shqipëri në këto vitet e fundit, ashtu ndodhi edhe me këtë mandat. Partia Demokratike me drejtuesit e saj nuk bëri asgjë tjetër veçse të bënte lojën e radhës për të vazhduar vjedhjen e mandateve. Është një e drejtë kushtetuese që askush nuk mund ta heqë. Është një e drejtë kushtetuese në radhë të parë, por në fund të fundit me sa duket edhe krerët e pushteteve se ishte një lojë false që nuk mund të zgjaste shumë, kështu që edhe procedurat janë në përfundim e sipër. Janë gjëra që ndodhin rëndom këto vitet e fundit.



Ju ka mbetur rreth një vit .Ç’farë do të sillni ndryshe për banorët e Durrësit?

Do të mundohem që ashtu siç e kanë përcjellë kolegët e mi, qoftë deputetët e Durrësit apo edhe të qyteteve të tjera, duke ngritur problematikat apo shqetësimet e njerëzve për shkak të keqqeverisjes, të jetë një zë më shumë. Për këtë ju siguroj. Do të jem në mbështetje të kauzës së Partisë Socialiste, kjo do të jetë e sigurt.



Në Kuvend ju do të keni edhe një mekanizëm ndihmës që është e drejta për të propozuar ligje apo për t’i ndryshuar?

Për momentin është pak herët. Por, një gjë është e sigurt, që ai zë që është ndjerë, do të ndihet edhe më shumë, sidomos në favor të asaj zone që unë përfaqësoj.



E kishit menduar që do të zgjidheshit deputet brenda kësaj legjislature?

Mos të harrojmë që unë kam qenë gjatë gjithë kësaj periudhe pjesë aktive e Partisë Socialiste. Aktualisht unë jam anëtar i Këshillit Bashkiak të Durrësit. Gjërat evoluojnë dhe njerëzit kanë aspiratat e tyre. Ndodh edhe kështu.

Në jo pak raste, deputetë të opozitës kanë votuar ndryshe nga kolegët e tyre, madje kanë shkelur edhe vendimet e grupit parlamentar. Si e shikoni PS-në në Kuvend?

Opozita është mjaft e fortë, e konsoliduar dhe për këtë s’ka pse të ngrihen dyshime. Konflikte të brendshme mund të ketë, siç ka çdo parti tjetër me mendje të hapur. Një parti e mbyllur nuk do të kishte këto diskutime. Partia Socialiste gjithmonë është shquar për debate të hapura, ku secili mund të shprehë mendimin brenda forumeve për të gjetur zgjidhjen e duhur.



Ka filluar debati për Presidentin. Do t’a jepnit votën, nëse do të kandidonte ish-kryetari i PS-së, Fatos Nano?

Duke mos folur për emra të përveçëm dhe duke qenë për një çështje kaq delikate, nuk do të doja të diskutoja kaq në parim. Megjithatë çështja e Presidentit është diçka madhore për vendin dhe për këtë mendoj se do të ketë një diskutim mjaft të gjerë edhe brenda PS-së. Personalisht nuk mund të shprehem në lidhje me këtë pyetje. Është diçka shumë e hapur dhe e gjerë ajo që po më kërkoni.





Edhe Konomi, me dy mandate

Edison Konomi është drejtor i një filiali bankar në qytetin bregdetar. Studimet i ka mbaruar për Inxhinieri Elektrike, por që prej vitit 2004 punon në sistemin bankar. Në qytetin e Durrësit, Konomi është angazhuar politikisht me strukturat e Partisë Socialiste. Ai është anëtar i Këshillit të Bashkisë së Durrësit. Ai ka qenë kryetar i PS-së për Durrësin në vitin 2009. Me 138 vota pro, mazhoranca dhe opozita miratuan raportin e përbashkët për pranimin e dorëheqjes së kandidatit Gjon Bardhi, duke i dhënë fund edhe ngërçit politik të krijuar prej një muaji. Sipas Kodit Zgjedhor, KQZ-ja merr vendim për dhënien e mandatit kandidatit të radhës në listën e kandidatëve të regjistruar. Kryetarja e Kuvendit u ka propozuar anëtarëve të Këshillit, që ky rast specifik, i cili evidenton edhe një boshllëk në Kodin Zgjedhor, të adresohet në punën e Komisionit për Reformën Zgjedhore, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten më. Gjithsesi edhe Konomi do të detyrohet që të lërë mandatin e këshilltarit për të qenë pjesë e legjislativit shqiptar.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons