Reshje shiu dhe shtrëngata kanë përfshirë gjatë ditës së sotme të gjithë territorin e vendit shoqëruar me reshje dëbore në zonën veriore, verilindore dhe atë juglindore.
Pjesa veriore e vendit ka regjistruar temperatura deri ne – 14 grade celcius.Sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak moti i paqendrueshem dhe reshjet e shiut do te vijojne gjate ketyre diteve, por duke nisur ne oret e pasdites se te shtunes do te kete nje renie prej dy gradesh te temperaturave.
Nderkohe qe edhe diten e diel do te kete nje tjeter renie te temperaturave, duke vijuar keshtu edhe diten e hene dhe te marte. Sipas meteorologeve
Moti i keq
Bulqizë, bora nuk e zbardh dot mjerimin
Dukagjini i izoluar nga bora
Sërish rrugë të bllokuara e probleme nga bora
fillimi i javes serish do te shoqerohet nga nje mot i paqendrueshem dhe temperaturat do te zbresin deri me 4 grade celcius.
Reshje te dendura bore
Reshjet e bores në Qarkun e Shkodrës kanë paralizuar zonën 24 orët e fundit duke lënë të bllokuar rreth 65 mijë banorë.
Sipas informacioneve të fundit, të gjitha rrugët rurale janë të bllokuara, ndërsa 70 për qind e akseve nacionale te Shkodres jane pakalueshme.
Brenda në qytet mjetet mund të lëvizin vetëm me zinxhirë, ndërsa për shkak të reshjeve të mëdha të borës operacionet me helikopter janë ndërprerë.
Imami: Të sigurohet baza ushqimore e mjekësore
Mblidhet në Librazhd Shtabi i Emergjencave, ku është i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami.
Ministri ka kërkuar që të minimizohen fatkeqësitë në zonat e bllokuara dhe të sigurohet baza ushqimore dhe mjekësore.
"Nuk duam që jetët e njerëzve të vihen në rrezik. Duhet të japim maksimumin për shpëtimin e cdo rasti", tha Imami.
Në Librazhd, vendorët janë të shqetësuar për mungesën e mjeteve borë-pastruese.
Berat, stuhia sjell dëme në bujqësi dhe blegtori
Stuhia shkatërron qindra banesa dhe shtyllat e tensionit të lartë per pasoje mijëra banorë kane mbetur pa energji elektrike në fshatrat Tomor i Madh, Tomorr i Vogel e Lybesh.
Situata ka ardhur duke u përkeqësuar pasi era e fortë ka të mbjellat e stinës. Kryeplaku i fshatit Tomorr i Madh Bahir Bregu, ka dhënë alarmin për situatën e rëndë. Fshatrat e Tomorr i Madh, e Tomorr i Vogël, Drenove e Lybesh janë prekur nga një stuhi e fuqijshme.
Si pasojë e erës së fuqishme qindra banesa në këto fshatra janë dëmtuar. Dëme të mëdha janë shkaktuar dhe në bujqësi dhe blektori, por më problematike paraqitet situata në furnizimin me energji elektrike. Si pasojë e erës së fortë mësohet se në këto fshatra janë dëmtuar një numër i madh shtyllash të tensionit të lartë dhe transformatori kryesor. Dëmtimi i tyre ka bërë që 6000 banorë të ngelen pa energji.
Durrës, vonesa ne nisjen e trageteve
Per shkak te motit te keq te nates se kaluar qe u shoqerua dhe me shkarkesa elektrike natyrore, dy tragetet e linjes Durres-Bari nuk kane mundur te nisen ne orarin e percaktuar drejt portit italian, duke regjistruar nje vonese 7 oreshe ne nisje, nderkohe qe ne mberritje tragetet nderportuale nuk kane pasur vonesa.
Gjate 24 oreve te fundit kushtet atmosferike kane qene te paqendrueshme dhe mengjesin e se shtunes reshjet e shiut jane nderthurur me reshje bresheri. Ne sallen e sherbimit te kapitenerise se portit detar bejne te ditur se paqendrueshmeria atmosferike do te vijoje gjate te gjithe dites.
Kapiteneria njoftoi se deti me dallgezim 6 balle dhe era e forte me drejtim nga jugu kane penguar nisjen ne orar te dy trageteve 'Riviera del Conero' dhe 'Ionis' drejt Barit.
Nga dispeceria portuale behet e ditur se ne raden e portit ndodhet nje anije me cimento, ndersa pritet te mberrijne per perpunim dhe 5 anije te tjera tregtare me skrap, pleh kimik, grure dhe konteniere.
Vlorë, vonesa në nisjen e trageteve
Me kater ore vonese kane mbërritur në portin e Vlorës tragetet e linjës Vlorë-Brindizi. Kushtet e keqia te motit, era e fuqishme si dhe deti me dallge, qe kane nisur mbremjen e se premtes kane sjelle dhe vonesa ne ardhjen e trageteve ne portin e Vlores.
Fuqia e detit e cila ne det te hapur ka qene mbi 7 balle dhe ne Gjirin e Vlores deri ne 5 balle. Edhe peshkarexhat kane qendruar te ankoruara dhe prej ditesh nuk dalin ne det per peshkim.
Gjirokastër, Ksera e Ruli, ne takimin e Shtabit te Emergjencave
Dy ministrat Spiro Ksera dhe Genc Ruli njëherazi deputetë të qarkut të Gjirokastrës kanë udhëhequr një takim të Shtabit të Emergjencave në këtë qark ku është analizuar situata e krijuar prej reshjeve të dëborës të një jave më parë.
Sipas raportimeve të krerëve lokalë ka pasur rrugë të bllokuara rurale, mungesë të furnizimit me energji elektrike dhe mungesë e ushqimit për bagëtitë.
Gjatë situatës së ngarkur me reshje dëbore të paktën 16 komuna dhe një pjesë e qyteteve kanë qëndruar për ditë me rradhë pa energji elektrike. Rrjeti i degraduar në shumë zona vazhdon të prodhojë avari të përditshme. Megjithatë Ksera ka akuzuar krerë lokalë të njësive vendore për plogështi në menaxhimin e situatës , për mungesë të angazhimit të mjaftueshëm personal dhe ka bërë thirrje për më shumë kujdes në këto ditë dimri të ftohtë për kategoritë në nevojë, invalidët dhe fëmijët.
Ministri Ruli tha se sipas informacioneve nga CEZ pritet të ketë investime të pjesshme rehabilituese të rrjetit shpërndarës në të gjithë qarkun e Gjirokastrës, ku sipas tij në linjat 10 dhe 20 Kilovolt nuk është ndërhyrë prej të paktën 40 vitesh.
Megjithëse nuk u rradhit ndër qarqet me problematikë në qarkun e Gjirokastrës u provua se nuk ekziston logjistika e duhur për të përballuar situata e motit ekstrem. Prej takimit u vu në dukje se mungojnë borëpastrueset, mjetet e kalueshmërisë së lartë madje dhe për efektivët e policisë si dhe mjetet finaciare për të kontraktuar numër të mjaftueshëm subjektesh privatë.
Korçë, deputetët inspektojnë situatën
Situatat e keqe e shkatuar si pasoje e motit teper te ftohte ka nxitur vezhgimin e situates edhe permes deputeteve te qarkut te Korçës për t'u njohur nga afer me gjendjen emergjente te krijuar ne shume zona te qarkut të Korçës.
Deputeti Gjergji Papa dhe dy deputete te tjere te Korces permes nje inspektimi ne qytetin e Korces por edhe ne disa prej zonave ku trashesia e bores eshte teper e larete kane shpjeguar se pavaresisht veshtiresive situata eshte duke u perballuar mire. Sipas Papes eshte duke u punuar per zhbllokimin e disa prej komunave ku jane raportuar probleme si pasoje e bores.
Qarku i Korcës prej dy muajsh eshte pushtuar nga reshjet e vazhdueshme te bores, te cilat pervec se kane sjelle nje te ftohte polar kane sjelle edhe izolimin e nje sere komunash si ajo e Lekasit, Velcanit, Proptishtit e Barmashit.