Policia e Kukësit është vënë në alarm pas grabitjes së tre turistëve çekë një ditë më parë në Ujmisht të kësaj zone.
Drejtori i policisë se qarkut Sadri Ramçaj tha se ne operacion janë angazhuar specialistet me te mire dhe se është ndërtuar identikiti i tij ne baze te rrëfimeve te tre te rinjve çeke. Sipas policisë, deri tani janë shoqëruar te paktën 13 persona, por asnjeri prej tyre nuk ka rezultuar të jetë autori, edhe pas përballjes me turistet në qelitë e policisë në paraqitjen për njohje.
Tre te rinjtë, turistë çekë në Shqipëri, pasi ishin lare ne lumin Drin i Zi, kishin ngritur çadrën për te kaluar aty natën. Ndryshe nga deklarata e turisteve se grabitësi ishte i pajisur me arme, policia e Kukesit pretendon për te kundërtën.
Sipas hetimeve, rezulton se ata kane dorëzuar pa rezistence objektet e kërkuara nga grabitësi dhe me pas kane njoftuar policinë. Ambasada ceke ka bere thirrje për zbardhjen sa me shpejt te ngjarjes. Disa vite me pare tre turiste ceke u zhduken ne malet e Thethit.