Në turin e fushatës presidenciale me faktorët parlamentare, Fatos Nano ia ka dale që pas bisedës me dy deputetët e Partisë për Integrim dhe Unitet, pjese e mazhorancës qeverisëse, të marrë pëlqimin e tyre.
Shpetim Idrizi, dikur bashkepunetor i kryeministrit Fatos Nano, si Drejtor i Përgjithshem i Tatimeve, beson se profili i Fatos Nanos i përmbush kriteret që PDIU beson se duhet të ketë presidenti i ardhshëm.
"Gjithashtu vleresojme faktin se presidenti jo vetem duhet të jetë konsensual, por duhet të kete profil te larte dhe publik dhe politik. Ne kete kuptim ne vleresojme edhe kontributin e zotit Nano, platformen e tij. Zoti Nano eshte nje person publik, eshte nje person
qe ka eksperience ne jeten publike shqiptare dhe besoj qe e permbush kete profil", thotë Idrizi.
A do te thote ky pelqim, vote per Fatos Nanon, nese ai do te zyrtarizoje kandidaturen per president? Shpetim Idrizi, i shoqeruar edhe nga deputeti Dashamir Tahiri rezervohet ta shprehe hapur kete, por ajo qe kuptohet eshte se, te pakten, ne kete faze, nuk perkrah idene e kryeministrit Berisha se presidenti duhet t’i perkase mazhorances.
"Ky eshte nje proces qe nuk mund te zgjidhet ne menyre te njëanshme. Ne donim të jepnim një kontribut që t'i japim Shqipërisë një president mbi palet, te mirepranuar nga te gjithe. Figura e zotit Nano dhe deshira që te kemi nje proces konsensual, do te kaloje ne nje proces negociatash, me te gjithë forcat politike shqiptare, brenda dhe jashte mazhorancës", tha Idrizi.
Vete Fatos Nano nuk pranon te beje ne publik llogari numrash apo te mase forcat me kandidate te tjere potencialë. Fatos Nano thekson vetem rendesine e nje procesi konsensual, që sipas tij do t'i sherbeje integrimit dhe nuk jep ndonjë vlerësim me te detajuar për mbeshtetjen e dhene nga Shpetim Idrizi.
"Une e vleresoj aq sa duhet kete fakt. Besoj se ne teresi jemi ne rrugen e duhur, per te zgjeruar dialogun dhe mirëkuptimin mes drejtuesve te politikes aktuale, parlamentare sidomos, jo vetem në funksion të zgjidhjes me përgjegjësi të çështjes presidenciale, por edhe me këtë klimë të nevojshme që të gjitha kontributet të konvergojnë në këtë çështje, në çështjen e integrimin kombëtar dhe europian të Shqipërisë dhe shqiptarëve", tha Nano.
Ne axhenden e ish-kryeministrit Nano, qe synon per here e dyte presidencen, pas pak ditesh eshte edhe takimi me kryeministrin Berisha. Por, duke iu referuar edhe takimeve te pritshme te Edi Rames me Sali Berishen dhe Ilir Meten, pa modesti politike, Fatos Nano i njohu vetes nje merite te veçante.
"Une besoj se edhe per mua është një kënaqësi e veçante qe qofte edhe per shkak te iniciativës sime, po ndodhin kaq shumë takime të munguara në kaq pak kohë", tha Nano.
tch