Nëpërmjet operacionit të koduar “Loja e Rreme”, u ndalua në bazë të Urdhrit të Prokurorit, shtetasi Aldo Nexhmi Hoxha, 20 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, kundërshtim të punonjësve të policisë, vjedhje automjetesh, vjedhje varësesh, vjedhje çantash, i evidentuar më parë si kontingjent me precedentë të rëndë kriminal.
Policia e qarkut Tiranë, nëpërmjet një njoftimi për shtyp tha se ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vjedhjes me pasojë vdekjen, të 38-vjeçares Fatbardha Tafa dhe plagosjes së motrës së saj, Lumturie Gjana.
Në njoftimin e Drejtorisë së Policisë thuhet se “pas një pune intensive dhe të mirëorganizuar bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të vjedhjes me pasojë vdekjen, të 38 vjeçares Fatbardha Tafa dhe plagosjes së motrës së saj, Lumturie Gjana, ngjarje e ndodhur më datë 7 Gusht 2012 në afërsi të Fushës së Aviacionit Tiranë.

Ndalimi i tij, u realizua pas kryerjes së shumë veprimeve intensive hetimore dhe grumbullimit në kohë të provave shkencore në ngarkim të tij, nga ku rezulton se ky shtetas, dyshohet të jetë njëri prej bashkautorëve të vjedhjes me pasojë vdekjen të shtetases Fatbardha Tafa.
Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranës, po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e bashkautorëve të tjerë të kësaj ngjarje”.