Një sekt i errët kristian i njohur si 666, thotë se fundi i botës po afrohet, dhe ai do jetë në 30 qershorin e këtij viti.
Sekti tani ka nisur edhe një fushatë globale për të njoftuar për fundin që na pret. Ka ngritur billboards në mbarë Shtetet e Bashkuara për të njoftuar gjithkënd për këtë ngjarje.
Ata thonë se më 30 qershor do të zhduken të gjithë njerëzit, përveç pasuesve të këtij sekti.
“Growing in Grace International” është sekti që i shtohet zërave se këtë vit do jetë fundi i botës. Sekti drejtohet nga Jose de Luis de Jesus, që hapur e quan veten antikrishti. Pasuesit e tij kanë të stampuar në trup tatuazhet 666./albeu/