Një nga ndërtesat që po ngrihet në vendin ku gjendej World Trade Center është bërë ndërtesa më e lartë e Nju Jorkut, duke kaluar edhe Empire State Building. Instalimi i një kolone të çeliktë në katin e 100-të të rrokaqiellit e ngre strukturën, në vendin ku ndodhën sulmet e 11 shtatorit 2001, në 387 metra të lartë.
Grataciela, ndërtimi i së cilës filloi në prill të vitit 2006, do të jetë 541 metra e lartë kur të përfundojë plotësisht. Kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë u shkatërruan më 11 shtator 2001. Qiellgërvishtësi i ri, i quajtur “Freedom Tower” (Kulla e Lirisë), u bë ndërtesa më e lartë në Nju Jork, një ditë para përvjetorit të operacionit që vrau Osama Bin Ladenin, njeriun përgjegjës për këto sulme.