Forumi Kuq E Zi
Truri i njeriut, ky organ i sofistikuar ende i panjohur plotësisht Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Truri i njeriut, ky organ i sofistikuar ende i panjohur plotësisht Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Truri i njeriut, ky organ i sofistikuar ende i panjohur plotësisht Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Truri i njeriut, ky organ i sofistikuar ende i panjohur plotësisht Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Truri i njeriut, ky organ i sofistikuar ende i panjohur plotësisht 556191_436090363069057_141388129205950_1797787_548462118_n
Truri i njeriut, ky organ i sofistikuar ende i panjohur plotësisht

Mjekët dhe shkencëtarët amerikanë vazhdojnë të zbulojnë misteret e panjohura trurit të njeriut, me shpresën për ta kuptuar më mirë këtë organ pak të njohur. Puna e tyre do t’u vijë në ndihmë personave që kanë pësuar dëmtime serioze të trurit, si p.sh., ligjvenësja amerikane Gabrila Gifford, e cila u plagos rëndë gjatë sulmit me armë zjarri në Tusson të Arizonës.
E krahasuar me një kompjuter të sofistikuar, kjo masë rreth një kilogramë e gjysëm, që quhet tru, mund të mos duket si ndonjë gjë e madhe. Por kur dëmtohet, truri reagon, duke ju përshtatur situatës së re që kalon njeriu. Sa kompjutera të prishur, pasi kanë rënë në tokë mund ta bëjnë një gjë të tillë? Pikërisht këtë fleksibilietet dhe aftësi rigjenerimi shpresojnë të inkurajojnë mjekët tek ligjvënësja demokrate Gabrille Gifford, e cila u qëllua me armë zjarri në kokë më 8 janar. Ajo u plagos gjatë një takimi me zgjedhësit e saj në Tusson, të Arizonës. Rikuperimi nga një dëmtim i rëndë i trurit është një process i gjatë dhe i dhimbshëm dhe edhe pse pacientët mund të përmirësohen dukshëm, ekspertët paralajmërojnë se pritshmëria nuk është që ata të bëhen pikërisht ashtu siç ishin më parë.
Steven Flanagan, Shef i Katedrës së Mjekësisë Rehabilituese në Universitetin e Nju Jorkut, thotë:
"Në rastin e ligjvenëses Gifford jemi duke studiuar ato pjesë të trurit që janë dëmtuar, problemet që lidhen me të folurën, ekuilibrin, lëvizjen e krahëve, apo këmbëve, të menduarit, apo ndoshta në kontrollin e emocioneve.”
Shkencëtarët vazhdojnë të zhbulojnë se si truri rimëkombet nga dëmtimet traumatike dhe si mund të nxitet ky proces.
Truri përmban ndoshta 100 miliardë qeliza nervore, ku secila prej tyre është e lidhur me rreth 1 mijë qeliza të tjera, të quajtura neurone. Këto lidhje formojnë qarqe, të cilat janë themeli i aktivitetit të trurit. Dëmtimet në tru mund ta çrregullojnë këtë aktivitet në forma të ndryshme. P.sh., kur e përplas kokën gjatë një aksidenti me makinë, cipa e trurit mund të tendoset e të çahet. Ndërsa një dëmtim depërtues thellë në tru si p.sh., nga një plumb, shkakton dëme më të lokalizuara; por forca e goditjes mund të dëmtojë lidhjet edhe të atyre neuroneve që nuk janë pranë rrugës ku ka kaluar plumbi. Pra gjendja e pacinetit varet nga ajo pjesë e trurit që është dëmtuar. Pacienti mund të ketë problem me gjetjen e fjalëve për të folur, me kujtesën, organizimin e përparësive, njohjen e fytyrave, të kuptuarit, apo edhe për të bërë disa gjëra njëkohësisht. Nganjëherë pacienti mund të ketë probleme me ecjen, me lëvizjen për të kapur diçka, për t’u veshur, ose për t’u ushqyer.
"Në përgjithësi, dëmtimi i trurit shfaqet si një sëmudje kronike. Shpesh njerëzit mbeten me dëmtime që nuk rikuperohen plotësisht përsa i përket aftëtisë për të menduar, lëvizjeve motorike, apo edhe aftësisë për të folur dhe kjo ndryshon nga një person tek tjetri, dikush përmirësiohet më shumë, dikush më pak."- thote mjeku.
Si përmirësohet gjendja e trurit?
Dr. Flanagan shpjegon se fillimisht, truri dhe trupi kanë procesin e tyre të riparimit, enjtja kalon, gjaku absorbohet dhe kjo sjell një përmirësim të gjendjes së të sëmurit. Por kur dëmtimi ka qenë i madh, atëhere fillon procesi i rehabilitimit dhe mjekët i nxisin pacientët të bëjnë aktivitete të ndryshme për t’u ushtruar”.
Në disa raste, qelizat e trurit që janë goditur, nuk kanë vdekur, pra ato mund të rikativizohen. Një e veçantë tjetër është se lidhjet e neuroneve në tru nuk janë të pandryshueshme. Psh, në se pjesa e dëmtuar e trurit është një zonë e vogël, mund të aktivizohen neuruone të reja, të cilat zëvendësojnë ato të shkatërruarat. Lidhjet ekzistuese mund të fuqizohen, duke i lejuar neuronet të bashkëveprojnë më mirë se më parë.
Qarqet e reja të krijuara në tru, mund të sjellin ndryshime në të folurit, apo shprehjen e fytyrës së një personi. Kur aftësia e të folurit është dëmtuar atëhere njeriu përdor më tepër mimikën. Shpesh, qarqet e reja të krijuara në tru, nxiten nga veprimet e pacientit. Kjo është arsyeja përse mjekët rekomandojnë që pacientët me dëmtime në tru ta fillojnë fazën e rehabilitimit sa më shpejt që të jetë e mundur.
Periudha e rikuperimit mund të jetë e gjatë. Megjithatë, vitin e parë ndodh rikuperimi më i madh. … Dhe shumica e pacientëve me dëmtime në tru shfaqin përmirësim në 12 muajt e parë pas goditjes. Gabriella Gifford vazhdon të rikuperohet. Ajo tani ka filluar të flasë. Fjala e saj e parë ishte bukë e thekur, që e pa ndërsa po hante mëngjes. Shkencëtarët vazhdojnë kërkimet për të zbuluar sekretet e trurit njerëzor, për t’i ndihmuar personat që vuajnë nga dëmtime të rënda në tru, si ligjvenësja Gifford, që të rikuperohen, për të patur një jetë më mirë.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
"Truri i njeriut është objekti më i mrekullueshëm dhe më i mistershëm në gjithë universin"- Henry F. Osborn, antropolog.

"Si
arrin truri të lind mendime? Ky është problemi kryesor, të cilit ende
nuk i kemi gjetur zgjidhje." - Charles Sherrington, fiziolog.

"Pavarësisht
nga grumbullimi i vazhdueshëm i njohurive shumë të hollësishme, mënyra
në të cilën funksionon truri i njeriut mbetet akoma një mister i
thellë."- Francis Crick, biolog.

"Kush flet për një kompjuter si
për një 'tru elektronik', nuk ka parë kurrë një tru." - Dr. Irving S.
Bengelsdorf, redaktor shkencor."Kujtimet tona aktive magazinojnë miliarda herë më shumë informacione se
një kompjuter i madh modern." - Morton Hurt, shkrimtar shkencor.

"Pasi
truri është i ndryshëm dhe pafundësisht më i ndërlikuar se çdo gjë
tjetër që ekziston në universin e njohur, përpara se të kemi mundësinë
të sundojmë natyrën misterioze të trurit, do të na duhet të heqim dorë
nga disa prej bindjeve tona më të forta." - Richard M. Restak, neurolog.


lidhje me humnerën që ndan njeriun nga kafshët, Alfred R. Uolles,
'bashkautor i teorisë së evolucionit', i shkroi Darvinit: "Seleksionimi
natyror do ta kishte pajisur njeriun e egër me një tru pak më superior
se ai i majmunit, ndërsa ai zotron një tru paksa më inferior se ai i një
përfaqësuesi mesatar të shoqërisë sonë të shkolluar." I befasuar nga ky
pohim, Darvini ia ktheu: "Shpresoj që ti të mos kesh vrarë plotësisht
krijesën tonë të përbashkët."Të pohosh se truri i njeriut ka evoluar nga ai i njonjë kafshe, do të
thotë të sfidosh arsyen dhe faktet. Shumë më i logjikshëm do të kishte
qenë përfundimi:

"Nuk kam tjetër zgjidhje, përveçse të pranoj
ekzistencën e një Intelekti suprem, përgjegjës për projektimin dhe
zhvillimin e lidhjes së pabesueshme tru-mendje, diçka që tejkalon tejet
mase mundësitë e kuptueshmërisë njerëzore....Më duhet të besoj se e
gjithë kjo ka pasur një fillim inteligjent, se Dikush e ka bërë këtë të
mundur."- Dr. Robert J. White, neurokirurg



Truri ky top magjik!I përbërë nga miliona neurone, truri është organi më i ndërlikuar i çdo
gjallese. Shprehur figurativisht ai është më i ndërlikuar se cilido
kompjuter i sotëm modern, pra një superkompjuter biologjik

Për
t'i kuptuar më mirë sjelljet e njerëzve, duhet të dimë më shumë mbi
ndikimet biologjike tek ata. Pra, cili është ai gjenerator aq i fuqishëm
që i fut në funksion gjithë këto procese psiko-fizike? Kush tjetër,
përveç trurit.

Truri ka tërhequr gjithmonë vëmendjen, jo vetëm të
psikologëve të sotëm, por edhe të dijetarëve që nga kohët më të lashta,
sepse aktiviteti i tij psiko-fizik, ndikon dhe drejton pothuajse
shumicën e sjelljeve. I përbërë nga miliona neurone, truri (sidomos ai i
qenies njerëzore) është organi më i ndërlikuar i çdo gjallese. Shprehur
figurativisht ai është më i ndërlikuar se cilido kompjuter i sotëm
modern, pra një superkompjuter biologjik. Sa për ilustrim, sërish
figurativ, mund të themi se i tërë rrjeti telefonik botëror, në krahasim
vëllimor me trurin, paraqet vetëm një kokërr fasuleje.

Truri
është edhe pjesa më e rëndësishme dhe më e ndërlikuar e sistemit nervor.
Ai veçanërisht luan rol shumë të rëndësishëm për zhvillimin e jetës
psiqike të njeriut; rregullon funksionimin e organeve; harmonizon
organizmin në përgjithësi; bën të mundur lidhjen e organizmit me
realitetin objektiv (nëpërmjet transmetimit të impulseve nervore) dhe
paraqet bazën fiziologjike për tërë jetën psikike: pra, është bartës i
të gjitha proceseve psikike.Pjesët kryesore të trurit janë tri: truri i madh, truri i mesëm dhe
truri i vogël, kurse pjesa më e rëndësishme dhe më e zhvilluar e tij
është korja e trurit ose siç quhet ndryshe, korteksi. Në zhvillimin e
sistemit nervor, korja e trurit zhvillohet më vonë dhe ajo paraqet
rezultatet më të larta të evolucionit. Sipërfaqja e saj është rreth 2 m2
dhe përmban rreth 14 miliard elemente qelizore.

Truri i të
porsalindurit është katër herë më i lehtë se ai i njeriut të rritur.
Deri në vitin e gjashtë truri arrin përafërsisht 90% të peshës dhe të
proporcioneve të tij përfundimtare. Kështu, ndërmjet moshës 9 dhe
10-vjeçare, truri i fëmijës arrin të ketë proporcion gati të njëjtë me
atë të trurit të të rriturit. Gjithashtu, është vërtetuar shkencërisht
se pesha dhe mosha e trurit nuk është e lidhur drejtpërsëdrejti me
zhvillimin e inteligjencës. Truri peshon rreth 1.5 kg.

Forca e truritSiç u tha edhe më lartë, inteligjenca nuk varet, as nga pesha e as nga
vjetërsia e trurit. Njeriu mund të arrij rezultate fenomenale në moshë
shumë të re dhe shumë të vjetër. P.sh. Gogeni filloi të merret me art
pas moshës 30-vjeçare. Mikelangelo, veprat më madhështore i krijoi në
moshën 80-vjeçare. Edhe Pikaso veprat më të mëdha i krijoi në vitet e 90
të jetës.

Aleksandri i Madh i Maqedonisë i njihte me emër të
gjithë ushtarët e tij. Mitroditi ka sunduar mbi 22 popuj dhe ka biseduar
me të gjithë pa përkthyes.
Kinej Cynes, delegat i mbretit Pirro, për
një ditë i mësoi të gjithë emrat e anëtarëve të senatit dhe të shumë
njerëzve të tjerë të Romës, me të cilët u takua.

Filozofi dhe
mjeku arab, Ibun Sina, shekulli X, që në moshën 10-vjeçare e recitonte
Kur'anin përmendësh, ndërsa në moshën 14-vjeçare edhe të gjitha veprat e
Aristotelit.
Shkrimtari spanjoll, Alfonso Tostado, shekulli XV,
kishte memorie fantastike: secilin libër që e lexonte dy herë, mund ta
përsëriste fjalë për fjalë.Mocarti që në moshën 14-vjeçare, në kishën e Shën Pjetrit në Romë,
mbante mend gjatë kohës së interpretimit gjithë muzikën e një muzikanti
të madh, notat e së cilës ruheshin në fshehtësi.
Indiania,
Shakuntala Devi ishte për gjashtë sekonda më e shpejtë se kompjuteri në
zgjidhjen e një problemi të ndërlikuar matematikor (është fjala për
vitet 80) etj.

Gjithashtu, truri i madh ndahet edhe në dy pjesë: e
majta dhe e djathta, kështu që secila anë e trurit kontrollon pjesën e
kundërt të trupit: pra, në qoftë se dëmtohet ana e majtë e trurit, pëson
paralizë pjesa e djathtë e trupit dhe anasjelltas.

Kërkimet më të reja nga profesoresha Roberta Ornshtajn, japin dritë më tepër në aktivitetin e këtyre dy pjesëve të trurit.

- Pjesa e majtë e trurit drejton aktivitetet shkencore: matematikën, logjikën, analizën etj.,
- ndërsa pjesa e djathtë drejton aktivitetet artistike: ngjyrat, muzikën, ritmin, fantazinë etj.

Sipas
Ornshtajn-it, njerëzit që janë mësuar ta shfrytëzojnë njërën anë të
trurit, e kanë vështirë ta shfrytëzojnë edhe pjesën tjetër. Është
interesante se kur njëra anë e trurit dëmtohet, atëherë e gjithë forca
kalon në anën tjetër. Por në qoftë se shfrytëzohen të dy pjesët e
trurit, shumëfishohet aftësia deri në gjenialitet.

Hulumtimet tek
njerëzit, të cilët zakonisht konsiderohen artistë ose shkencëtarë të
mëdhenj dhe supozohet se kanë shfrytëzuar te dy pjesët e trurit, japin
këto rezultate: Ajnshtajni konsiderohet si shkencëtari më i madh i kohës
së vet. Ai nuk ishte vetëm matematikan apo fizikan, por edhe ëndërrues i
madh, i cili për ëndërrimet gati sa nuk u përjashtua nga kolegji.Sipas fjalëve të tij, Teorinë e relativitetit nuk e zbuloi, duke punuar
në tavolinë, por i shtrirë, duke shikuar diellin me sy gjysmë të
mbyllur. Rrezet e diellit, duke kaluar nëpër qepalla, oscilonin duke u
shpërndarë në mijëra rrezatime të imëta. Ajnshtajni pyeti veten se si do
të dukej udhëtimi në një nga ato rreze të diellit.

Kështu,
fantazia e çoi deri në atë vend, ku njohuria shkollore nuk e lejonte të
shkonte, por imagjinata (ana e djathtë e trurit) dhe njohuritë shkencore
(ana e majtë e trurit) e çuan atë deri te zbulimi më i rëndësishëm i të
gjitha kohërave - Teoria e Relativitetit.

Pikaso, një ndër
piktorët më të njohur të kohës së sonë, tregon se në mënyrë matematikore
dhe gjeometrike e ka përshkruar atë që ka dashur ta punojë, duke
paraqitur me detaje marrëdhëniet specifike, të cilat ka pretenduar t'i
krijojë me ngjyrë, formë dhe vijë.

Ndoshta rasti më i mirë për ilustrimin e
forcës së përbashkët të dy pjesëve të trurit do të ishte Leonardo da
Vinçi, një ndër kokat më kreative të të gjitha kohërave, i cili ishte:
matematikan, linguist, artist, anatomist, arkitekt etj. Supozohet se
Leonardo me njërën dorë ka vizatuar, ndërsa me tjetrën ka shkruar
shënimet e tij. Ekspertët që janë marrë me punimet e Leonardos, thonë se
për t'i përmbledhur të gjitha punimet e tij, një njeriu i duhet 40 vite
punë e pandërprerë, nga tetë orë në ditë dhe atë, me njërën dorë të
shkruaj, ndërsa me tjetrën të vizatojë.Siç pamë edhe më lart, kapaciteti i trurit është i pakufishëm. Sa është i
pakufishëm aq është edhe i pazbuluar dhe misterioz ose me fjalë të
tjera, truri është i vetmi organ që studion vetveten.

Konsiderohet
se truri është një ndër krijesat më të ndërlikuara dhe më të çuditshme
të natyrës në tokë dhe se është fare pak i shfrytëzuar. Sipas Prof. Toni
Bizen, trurin e kemi në funksion vetëm 1%, ndërsa Karl Shishar jep
mendimin se vetëm 10% e trurit shfrytëzohet, kurse pjesa tjetër (90%)
është një gjigant i fjetur. Ndërsa sipas njohurive më të reja, supozohet
se ne shfrytëzojmë vetëm 4% nga numri i përgjithshëm i qelizave
nervore.Nga gjithë kjo që u tha, del se truri posedon kapacitet të pamatur, të
cilin asnjë tru elektronik, së paku deri më sot, nuk mund ta arrijë. Ai
mund të pranoj (teorikisht) deri në 10 15% të mendimeve.

Se sa
është mundësia e pamatur e pranimit të informacioneve mund ta kuptojmë
vetëm përmes rrugës së krahasimit figurativ. Për t'u numëruar kjo
madhësi e informacioneve, një njeriu i duhen 30 milion vjet punë të
pandërprerë, ditë e natë, me shpejtësi: një informacion për një sekondë;
ose nëse e paramendojmë se secila pjesë e mendimeve ose çdo informacion
është në madhësinë e një kokrre gruri, atëherë kjo masë e pamatur e
grurit do të mund të vendosej në një depo, e cila do të kishte lartësinë
3 metra, gjerësinë 5 metra dhe gjatësinë 4500 km.

Në koren e
trurit, mendohet se ekzistojnë rreth 15 miliard qeliza, të cilat po të
vendosen në një varg të pandërprerë, do të formonin gjatësinë rreth
100.000 km.

Se si funksionojnë ato qeliza në tru, me biliona lidhjesh mes tyre ndoshta kurrë nuk do të zbulohet.

Historia e zhvillimi i truritSiç e pamë edhe më lart, truri ka tërhequr vëmendjen e njeriut që nga
lashtësia. Sipas shënimeve historike, truri për herë të parë përmendet
në një papirus, të cilin historianët e mjekësisë e konsiderojnë si
librin më të vjetër mjekësor në botë.

Ky papirus edhe u emërtua
si "Papirus Edvin Smith", sipas emrit të personit, i cili e gjeti në
Ksar (Egjipt) më 1862. Supozohet se është shkruar rreth vitit 1700 p. e.
s. (1200 vjet para Hipokratit, babait të mjekësisë, në formulën e të
cilit edhe sot e kësaj dite betohen mjekët e rinj para se ta fillojnë
këtë profesion).

Truri përmendet edhe tek grekët e vjetër, si tek
Hipokrati, Aristoteli, Platoni etj., por edhe më vonë, në shkollën e
Alkesandrisë, 335 - 285 p. e .s., Herofili dhe kolegu i tij Erazistrati,
filluan të merren në mënyrë sistematike me trurin dhe që atëherë
zbulimet për trurin përparojnë ngadalë nëpër shekuj deri në ditët tona.Përsosja e pjesëve të posaçme të trurit, tek organizmat shtazorë gjatë
evolucionit, vështirë mund të shpjegohet, edhe pse evolucioni i shqisave
organike ka filluar mjaft herët, që në kohën kur janë formuar
organizmat njëqelizorë.

Mund të thuhet se tek shqisat organike
ekziston një substancë, e cila ka rolin e baterisë për shndërrimin e
rrezeve të marra në energji elektrike me forcë të ulët.


gjitha kërkimet për sistemin e komunikimit nëpërmjet sinjaleve
biologjike (impulseve) te organizmat shtazorë, vërtetojnë se komunikimi
kryhet posaçërisht nëpërmjet impulseve bioelektrike. Përshtypjet e
jashtme mbarten nëpërmjet shqisave (në formë fotografish) në qendrat
përkatëse, ku një pjesë e tyre mbeten përgjithmonë lidhje biokimike.

Pra,
shqisat, jo vetëm të njeriut, por edhe të shumë gjallesave tjera, nuk
janë gjendje metafizike, por procese biokimike. P.sh. pa kujtesën
organizmat shtazorë nuk do të bënin shumë dallime. Ato nuk do e dinin kë
e kanë mik e kë armik; nuk do të mund të kryenin zgjedhjen e ushqimit;
nuk do e njihnin partnerin e vet. Praktikisht, ato do të silleshin në
mënyrë shumë instinktive.Sipas shumë eksperimenteve me shtazë, të cilave u është hequr truri i
madh, është vënë re se ato shtazë kanë treguar sjellje shumë të
pakoordinuara. P.sh. gjarpri, pa trurin e madh, mund të lëvizë shumë
mirë, por nuk i njeh armiqtë e vet. Pëllumbi, pa trurin e madh, qëndron
pa lëvizur si nje mumje, pra nuk tregon asnjë interes për ndodhitë që
zhvillohen rreth tij.

Qeni pa trurin e madh, nuk e njeh pronarin
e vet, nuk e dallon ushqimin e nuk e njeh as frikën. Majmuni pa trurin e
madh, nuk posedon kujtesë ose inteligjencë dhe jeton deri në tri javë.
Bretkosa dhe peshku, pa trurin e madh, kanë sjellje gati normale. Kurse,
fëmija pa trurin e madh, në një rast ka jetuar tri vjet e nëntë muaj,
edhe pse nuk e ka njohur nënën e vet dhe nuk ka mundur të mësojë asgjë.

Ndërsa
tek njeriu, gjatë eksperimentimeve, kemi këto rezultate: Çrregullimi i
funksionit të trurit të vogël ka si pasojë jostabilitetin e theksuar
gjatë qëndrimit me sy hapur, luhatet tepër, është jostabil, kurse
symbyllur rrëzohet. Te çrregullimet apo ngacmimet e trurit të mesëm,
shkaktohet humbja e ndjenjës mekanike, termike, akustike, optike ose
shkaktohet ndjeshmëria e tepruar (hiperstezia). Çrregullimi i trurit të
madh, respektivisht i kores së trurit, mund të shkaktojë humbjen e plotë
të kujtesës ose të shkaktojë rritjen maksimale të saj.Neokirurgu nga SHBA, Dr. Wait, arriti i pari të izolojë trurin. Mbi 100
tru të majmunëve, Wait-i arriti t'i ndajë nga kafka dhe t'i largojë nga
truri dhe për orë të tëra t'i mbajë në jetë.

Ndërsa tre
shkencëtarë japonezë (Sudo, Kito dhe Adaqi), arritën që disa tru macesh
t'i ngrijnë deri në -20º C, t'i ruajnë në frigorifer me ngrirje të
thellë dhe prapë t'i ringjallin. Kur arritën ta ndajnë trurin nga trupi,
atëherë lindi edhe ideja për mundësinë e shartimit të trurit.

Dr.
Wait-i arriti i pari ta realizojë këtë eksperiment që në vitin 1965
nëpërmjet transplantimit të trurit të qenit. Prapë lindi pyetja: a mund
të bëhet kjo edhe te njeriu? Wait-i mendon se po, por thotë se ai nuk do
e bëjë i pari, pasi ende nuk e ka gjetur daljen nga dilema se a është
kjo e drejtë apo jo.

Shkaqet e zhvillimit të trurit nuk mund të
jenë vetëm dëshirat dhe aktivitetet e qenieve të gjalla. Kushti,
pothuajse kryesor për zhvillimin e trurit, është ambienti natyror, në të
cilin sillet njeriu. Njeriu dhe ambienti janë faktorë, nga të cilët
varet edhe zhvillimi i shpejtë ose i ngadaltë i trurit.

Duhet të theksojmë se, inteligjenca
trashëgohet nga paraardhësit në masë shumë të vogël, prandaj ajo arrihet
dhe zhvillohet nga aktiviteti gjatë gjithë jetës. Pra, me të drejtë
fiziologu Sherington, i cili zbuloi shumë ligje të funksionimit të
trurit, e quajti atë "top magjik" dhe konsideroi se truri do të mbetet
fshehtësia e natyrës, e cila e fundit do t'i zbulohet njerëzimit.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Sekretet e trurit

Truri është organi më i ndërlikuar, më i
pakuptueshëm dhe enigmatik i trupit tonë. Ne mund të emërtojmë pjesë të
tij, por dija jonë është e kufizuar në lidhje me funksionin e këtyre
pjesëve dhe mbi të gjitha me lidhjen që ato kanë me njëra-tjetrën. Në
një libër të fundit të një mjekeje që është marrë për një kohë të gjatë
me studimin e këtij organi jetik të trupit tonë janë përmbledhur të
gjitha faktet e njohura shkencërisht deri më tani për trurin, si edhe
shpjegohet struktura, funksioni dhe problemet e tij.

Truri moralKur punëtori i hekurudhës Fienas Gage pësoi një goditje në fytyrë ndërsa
po shponte me eksploziv një mur në vitin 1948, pa dashur dha një nga
informatat e para në lidhje me funksionimin e këtij organi. Shpërthimi
kishte shkaktuar një vrimë që niste në faqe dhe përfundonte në tru,
madje në majë të kokës dhe kjo i kishte shkaktuar humbjen e shikimit në
syrin e djathtë. Në dukje ky ishte dëmi i vetëm fizik që iu shkaktua,
ndërkohë që pas këtij incidenti, personaliteti i tij ndryshoi kryekëput.
Nga një njeri i përgjegjshëm, i sjellshëm dhe i qetë ai u bë një person
i ashpër, i pamëshirshëm dhe madje shoqërisht i papërgjegjshëm. Kjo
tregoi se dëmi fizik që shkaktohet në disa zona të trurit mund të çojë
në ndryshim rrënjësor të personalitetit.

Besimi dhe supersticioniSistemi i besimit të njerëzve është një ndërthurje e gjeneve me
kulturën, mënyrën e rritjes. Të gjitha këto përbëjnë edhe kornizën e
përvojës njerëzore. Por, disa aspekte mund të kenë një ndikim të
drejtpërdrejtë në aktivitetin e trurit. Disa shkencëtarë sugjerojnë se
përvojat e mbinatyrshme që deklarohen se janë përjetuar nga disa njerëz
mund të jenë edhe pasojë e "shqetësimeve" të trurit. Ndjesia e ekstazës
që i shoqëron përvoja të tilla të çuditshme dhe të rralla u është
atribuuar deri më sot çarjeve të vogla në lobin temporal. Shqetësimet në
lobin temporal lidhen edhe me ndjesinë e një pranie të padukshme, që
disa njerëz thonë se përjetojnë në momente të ndryshme të jetës së tyre.
Të tilla janë për shembull përvojat e dikujt me shpirtrat apo
fantazmat. Ndërsa për sa u përket të ashtuquajturave përvoja jashtë
trupit, ato, sipas disa shkencëtarëve, janë të lidhura me aktivitetin e
pakësuar të lobeve paralele, të cilat normalisht japin një qartësi dhe
ekuilibër në lidhje me perceptimin tonë të kohës dhe hapësirës.

Krijimtaria

Tru të ndryshëm kanë
karakteristika të ndryshme. Madje, ndryshimet janë të mëdha edhe në
trurin e muzikantëve, mes atyre që improvizojnë dhe atyre që luajnë duke
pasur përballë një pentagram. Studimet kanë nxjerrë në dritë se lobet
frontale aktivizohen kur muzikantët lexojnë notat, por nuk funksionojnë
kur muzikanti improvizon notat, duke u lënë kështu hapësirë ideve
momentale. Studiuesit thonë se kjo reflekton shumë në proceset e
krijimtarisë. Kur truri pushon pas një aktiviteti shumë të ngarkuar,
valët që lëshon janë të ndryshme nga ato që emeton në momentet e pikut
të punës.Dallimet seksuale

Truri është shumë individual te njerëzit, madje
po aq individual sa edhe fytyra. Çdo njeri ka një tru me një ndërtim
dhe fiziologji të ndryshme. Ky dallim vlen edhe për gjinitë. Kështu, i
ashtuquajturi corpus callosum, që lidh dy hemisferat e trurit, është më i
zhvilluar te meshkujt se sa te femrat. Sipas disa shpjegimeve, ky është
shkaku që femrat janë emocionalisht më të ndërgjegjshme se meshkujt,
pasi ana e djathtë e trurit që lidhet me emocionet është më e lidhur me
të majtën, që është edhe qendra analitike e trurit. Skanimi i trurit të
homoseksualëve është i ngjashëm me atë të femrave, pra ata janë më të
prirur që të kenë një botë emotive dhe ndjeshmëri tipike femërore.
Ndërsa te femrat lezbike, për shembull, ana e djathtë e trurit është më e
zhvilluar, një tipar që ngjan me meshkujt heteroseksualë. Tiparet e
trurit janë të përbashkëta mes femrave lezbike dhe meshkujve
heteroseksualë.Personaliteti

Studimet në lidhje me trurin kanë nxjerrë në dritë
se personaliteti mund të jetë "i dukshëm" edhe nga aktiviteti i zonave
të ndryshme të trurit. Kështu, njerëzit që pëlqejnë aventurat, gjërat
dhe eksperiencat e reja kanë një lidhje më të fortë mes hippocampus-it
dhe striatum-it, ndërsa njerëzit e turpshëm shfaq-in reagime të forta në
amygdala. Optimizmi, bashkëpunimi dhe agresiviteti janë pasojë e
aktiv-iteteve të zonave të ndryshme të trurit.Rëndësia e përmasave

Tru të ndryshëm kanë madhësi dhe peshë të
ndryshme, por ka edhe përjashtime. Jonathan Swift autori i "Udhëtimet e
Guliverit" kishte një tru që peshonte 2000 gramë kur vdiq në vitin 1754,
ndërsa truri i Ivan Pavlovit, biologut të shquar rus që zbuloi reagimet
e Pavlovit, peshonte vetëm 1500 gramë. Kësisoj mund të thuhet se deri
tani nuk ka ndonjë teori për sa i përket lidhjes mes peshës dhe
intelektit, por tipare të tjera mund të jenë shumë të rëndësishme.

Plakja e trurit

Shumë
neurone në tru mbeten të shëndetshme deri në vdekje. Por truri vetë
ndryshon 5-10% në moshat nga 20 deri në 90 vjeç. Ndryshime të tjera
përfshijnë zmadhim të hapësirave të ndry-shme të kafkës dhe formim të
pllakave të caktuara trunore e ndryshime të tjera sipërfaqësore në
dukje. Shkaku i këtyre ndryshimeve nuk është shpjeguar ende. Megjithatë,
një gjë është e sigurt, se një dietë e mirë ushqimore është shumë e
dobishme për shëndetin e trurit, veçanërisht përdorimi i peshkut në
mënyrë të vazhdueshme. Ndërkaq, këshillohet për "fi zkulturë" të trurit
edhe loja e shahut.Dhimbja e kokës dhe migrena

Një dhimbje koke është një nga arsyet
më të zakonshme që na bën të përdorim aspirinat, apo paracetamolët. Në
rastin e migrenës nuk kemi një shpjegim fiziologjik të kësaj sëmundje,
por mendohet se ajo shkaktohet nga procese të funksionimit të trurit.
Zakonisht migrena prek frontin ballor të trurit dhe lëvizja e përkeqëson
dhimbjen. Atë e shkaktojnë disa stimuj si ushqimi, lodhja, ndryshimet
hormonale, faktorë emocionalë, apo qoftë edhe një ndryshim moti. Një
dhimbje klasike migrene mund të zgjasë disa ditë dhe përsëritet pas disa
muajsh.Gjumi dhe ëndrrat

Pa gjumë do të kishim vdekur. Gjumi është
thelbësor për shëndetin dhe nëse fl emë më pak nga sa kemi nevojë jemi
të hutuar, të papërqendruar dhe humbasim aftësinë e kujtesës.
Megjithatë, gjumi vazhdon që të mbetet një mister. Ciklet gjumë-zgjim
janë të kontrolluara nga neu-rotransmetuesit që funksionojnë në zona të
ndryshme të trurit.
Ëndrrat janë një tjetër mister shumë pak i njohur i gjumit.
Ajo çka dihet është vetëm fakti që gjatë gjumit aktiviteti i trurit pakësohet dhe ndodh një lloj pastrimi kimik.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Truri, sa % të tij jemi në gjendje ta vëmë në funksion..?

A është e vërtetë që ne vëmë në përdorim vetëm një fraksion të vogël
të trurit tonë? Cili është funksioni i pjesës tjetër të tij? A mund ta
detyrojmë veten që të vëmë në funksion edhe pjesën tjetër për t‘u bërë
super të zgjuar?

Shumë nga ne kanë dëgjuar se qeniet njerëzore vënë në përdorim vetëm
10% të kapacitetit të trurit të tyre dhe e kemi marrë si një të
vërtetë.

Nëse do të mendosh se kjo është një përqindje reale, atëherë të bëjmë
pyetjen e duhur për këtë rast: Si mund të funksionojmë me një organ vital, i cili është në punë vetëm me 10% të kapacitetit të tij?
Po në fakt është e mundur, pasi ka njerëz që jetojnë me një veshkë për shembull.

Por nga ana tjetër, po t‘i referohemi rastit të zemrës, nuk mendoj se
mund të ekzistonte ndonjë qenie e gjallë, jo vetëm njerëzore, me një
zemër që do të kishte një kapacitet pune prej 10%.

Po nëse, 10% i mëparshëm është i vërtetë, atëherë me se merret 90% i mbetur?

Nga pikëpamja ekonomiko-biologjike kushton shtrenjtë të kesh një tru.
Ne jemi kafshë të kësaj Toke. Kemi lindur për të qenë në të njëjtin
ekosistem si çdo qenie tjetër e gjallë, apo edhe si çdo bimë. Si qenie
që jemi, na duhet që të harxhojmë energji metabolike për të rritur
trurin tonë, pra na duhet të shpenzojmë kalori, të paktën 30% e
kalorive që ne shpenzojmë, shpenzohen nga truri. Kështu nëse ne e lëmë 90% të trurit pa punë, me gjithë energjinë që i
japim, do të thotë që një pjesë e energjisë, një pjesë jo e vogël e saj
shkon kot. Ndoshta miti se ne kemi vënë në punë vetëm një pjesë të
vogël të trurit tonë, vjen nga frika që kemi për faktin se nuk po
mendojmë aq thellësisht sa duhet të mendonim në të vërtetë.

A e keni vënë re herë pas here se do të avanconit më shumë në rast se
do të mendonit më mirë dhe më shumë? Ndoshta mund të bëheshit edhe më
inteligjentë nëse do të arrinit të zbulonit se si ta vinit në
funksionim pjesën e "fjetur" të trurit.

A na e ka fajin shkenca..?Ndoshta një mit i tillë e ka origjinën te vetë shkenca. Shkencëtarët që
janë marrë me studimin e trurit që nga shekulli i 19-të e deri në vitet
‘39 të shekullit të kaluar, kishin pohuar se ata nuk mund të kuptonin
se cili ishte funksioni i 90-të qelizave cerebrale të trurit të
njeriut.

Kësisoj, doli ideja që truri funksionon vetëm në 10% të kapacitetit të
tij. Shkencëtarët kryen shumë eksperimente edhe me kafshë, duke i hequr
pjesë të trurit, e duke parë më pas sjelljen e tyre.

Nga disa eksperimente u vu re se edhe po t‘u hiqej lepujve një pjesë e
trurit, ata nuk do të demonstronin ndryshime në sjelljen e tyre pas
operacionit. Bazuar në këto eksperimente, hamendësime dhe hipoteza të
tjera të këtij lloji, shkencëtarët dolën në përfundimin se pjesa më emadhe e qelizave të trurit në korteksin cerebral nuk kanë një funksion
të përcaktuar.

Por fakti se nuk është gjetur misioni i këtyre qelizave, nuk do të
thotë se ato janë të pavlera dhe të kota. Për të qenë të ndershëm deri
në fund, shkencëtarët nuk kanë thënë se zonat e sipërpërmendura nuk
kundërpërgjigjeshin, por se nuk kishin ndonjë funksion të dukshëm.

Sapo shkencëtarët dolën në një përfundim të tillë, ai u përhap në
variantin tashmë të njohur se truri ynë punokërka vetëm me 10 të
kapacitetit të tij dhe madje është shkuar edhe më tej, kur është
deklaruar se po të arrihet mënyra e identifikimit të vënies në përdorim
të pjesës tjetër të trurit, njerëzit do të mund të bëheshin super të
zgjuar. Mjekët sharlatanë u munduan që me këtë teori të bënin një dorë të mirë
parash, duke u thënë njerëzve që mjaftonin disa terapi të posaçme,
çuditërisht të zotëruara vetëm prej tyre, që t‘i jepnin fuqinë e plotë
për të vënë të gjithë kapacitetin e trurit në punë.

Tani pa mendoni gjithë punën që bën truri juaj, jo vetëm kur jeni
zgjuar, por edhe kur jeni në gjumë. Truri komandon gjithçka që nga
zemra, qarkullimi i gjakut, frymëmarrja, muskujt e deri tek ëndrrat.
Një pjesë e madhe e tij merret me gjënë më të bukur që kemi, emocionet
dhe kujtimet, duke i ruajtur, forcuar e aktivizuar ato. Një tjetër punë shumë e rëndësishme është të menduarit, të
reflektuarit. Gjithçka, gjithmonë është në lëvizje deri në momentin e
fundit. Dhe kjo nuk është pak. Ndaj duaje, ose humbe trurin tënd.

Po ta shohësh trurin ndërsa punon, ai është si një muskul gjigand, i
përshkuar nga degëzime të pafundme enësh gjaku e pulsimesh. Vetëm duke
parë pamje të tilla, duhet të jemi skeptikë ndaj thënies se vetëm 10% e
këtij organi jetësor është në punë. Por një fakt është i vërtetë. Neuronet e trurit duhen vënë në punë.
Sikurse edhe qelizat e tjera të trupit. Nëse nuk i vë në punë, ato do
të "vdesin". Nëse ndaloni së menduari, së kryeri ushtrime të ndryshme,
do të humbisni aftësinë e cilësisë së veprimeve, do të humbisni
aftësinë e të menduarit, ndaj këshilla e vetme është: vëreni në punë
trurin tuaj dhe mendoni se thënia e mësipërme është thjesht një mit.

Keni gjithçka ka në dispozicion, keni 100% një organ të mrekullueshëm,
nga i cili varet e gjithë jeta juaj. Përdoreni si duhet dhe do t‘ia
kaloni mirë. Ah, por mos harroni zemrën.Ritmi i trurit


Shkencëtarët nga Universiteti Stanford nga
SHBA pohojnë se qelizat e trurit duhet të pasojnë ritmet specifike të
cilat duhet të mbahen në mënyrë që truri të funksionojë drejtë.

Punimi
u paraqit në revistën Nature ku tregohet që rregullimi preciz i
oscilimeve frekuente të neuroneve të caktuar mund të ndikojë në atë që
truri i përpunon informatat.

Këtu kemi të bëjmë me ritmet e
trurit dhe aritmitë, ka theksuar Karl Deisseroth, autor i studimit dhe
profesor i bioinxhinierisë, psikiatrisë dhe shkencave bihevioristike dhe
autismit.

Kardiologët aritminë e quajnë çrregullim serioz në
ritmin e zemrës. Sipas hulumtimeve të reja mu sikur qelizat e zemrës që
janë përgjegjëse për ritmin e saj, edhe qelizat e caktuar të trurit mund
të udhëheqin oscilimet që ndihmojnë në orientimin e sjelljes së
qelizave tjera.Deisseroth me bashkëpunëtorët kanë studiuar neuronet e minjve që
krijojnë proteinën e quajtur parvalbumin. Disa shkencëtarë mendojnë që
këto neurone krijojnë valë gama të trurit që oscilojnë gjatë frekuencave
prej 40 herë në sekondë (40Hz).

Sipas hipotezës së tyre, këto
valë mund të kenë ndikim në rrjedhën e informatave në tru. Deri më sot
këto hipoteza nuk janë argumentuar sepse askush nuk ka arritur t'i
kontrollojë në mënyrë selektive neuronet dhe për herë të parë efektet në
rrjedhën informatave ose në oscilim.

Problematik ka qenë që kemi
parë që disa qeliza të caktuara të përfshira në proceset komplekse të
përpunimit të informatave e me këtë rast ndodhin oscilimet, por askush
nuk ka ditur si me i lidhur këto informata. Tani gjërat janë ndryshe, ka
thënë Deisseroth.

Deisseroth me bashkëpunëtorët kanë zhvilluar
teknikën e quajtur optogjenetikë me ndihmën e qelizës specifike munden
me u përpunuar gjenetikisht në mënyrë që të kontrollohen shkëndijat e
dritës së dukshme.Eksperimentet janë bërë me neuronet që prodhojnë parvalbumin te minjtë
dhe zbuluan se nëse ngacmohen ose inkibohen, neuronet mund të prodhojnë
ose të ndërprejnë prodhimin e valëve gama. Me këtë rast shkencëtarët
mund të shohin ndryshimin e përmendur në kuantitetin e informatave që
rrjedhin nëpër pjesët e trurit.

Konkludim i hulumtimeve është se
neuronet që prodhojnë parvalbuminin së bashku me oscilimet gama
përforcojnë rrjedhën e informatave reale në tru, ka thënë Karl
Deisseroth.

Kemi zbuluar që nëse shtypim aktivitetin e neuroneve
që prodhojnë parvalbumin, vërehet më pak oscilim se 40Hz. Në të
kundërtën, nëse i nxisim, vërehen më shumë këso oscilime gama. Ky është
argument i vërtetë i përfshirjes së këtyre neuroneve në krijimin e
valëve gama të trurit, shton Deisseroth.

Kemi zbuluar dhe mundemi
në formë të "biteve" (anglisht "bits", "bit rate") me kualifikuar
veprimin e oscilimeve në rrjedhën e informatave nëpër pjesët e trurit
dhe kemi konstatuar që oscilimet në mënyrë specifike e forcojnë rrjedhën
e informatave në mes të tipeve të ndryshme të qelizave në kontekstin
frontaltë trurit te gjitarët.

Si
përfundim i tërë kësaj është se neuronet që prodhojnë parvalbumin së
bashku me oscilimet gama forcojnë rrjedhën e informatave të sakta në
tru.

Me këtë studim kemi fituar perspektivën e re lidhur me
sëmundjet sikur autismi dhe skizofrenia, sepse te pacientët me autisëm
oscilimet gama janë prezentë, por të intensitetit të gabuar, ndërsa te
pacientët me skizofreni ekzistojnë më pak neurone që prodhojnë
parvalbuminën. Informata te këto gjendje është prezentë, por nuk
përpunohet doemos në mënyrë të saktë.

Misteret e trurit


Besohet
se truri merr informacione nga bota e jashtme. Sipas specialistëve të
trurit, ai mund të ruajë deri në 15000000000000 bit të dhëna të
ndryshme.

Por ka raste në të cilat një pjesë e trurit të njeriut
është hequr - siç është rasti me katërmbëdhjetë vjeçarin Ehad Israfil, i
cili në një aksident humbi pjesën më të rëndësishme të trupit të tij.

Jeta
e tij nuk ndryshoi shumë nga jeta e shokëve të tij, te të cilit truri
është i paprekur - përveç se ai ishte në një karrige me rrota.
Por, djali mendon. Ekziston një teori se mekanizmi i aktivitetit të trurit funksionon si diçka jashtë trupit të njeriut.

Kështu
që, truri vetëm merr sinjale dhe i transmeton ato. Ka ekspertë të cilët
besojnë se vetëdija nuk është aspak e lidhur me trurin fizik.

Argument
në favor të kësaj është se truri dhe çdo organ tjetër i trupit të
njeriut përbëhet nga qeliza, por ato nuk mund të mendojnë. Kjo ndodh se
truri është një pajisje që dikton mendimet.

Ka shumë raste në
mjekësi, ku njerëzit janë të privuar nga pjesë të trurit, edhe pas
rivendosjes së tyre, nuk është parë ndryshimi në to.

Më 1935 në
spitalin e St Vincent, New York, një fëmijë lind, jeton për njëzet e
shtatë ditë. Ai flinte, qante dhe hante si të gjithë të tjerët. Pas
vdekjes së papritur anatomistët e tij habiten, sepse doli se kafka e
fëmijës ishte krejtësisht bosh.

Edhe makina më e përsosur nuk
mund të funksionojë pa një motor, në mënyrë të qartë nocionet tona për
trurin e njeriut nuk përputhen me të vërtetën.

Sipas ekspertëve,
nuk përjashtohet që disa nga njerëzit në planetin tonë nuk kanë një
origjinë mjaft njerëzore dhe kanë diçka si biorobotët.

Përndryshe
nuk ka asnjë shpjegim për rastet në të cilat punëtorët humbasin pjesë
të trurit të tyre dhe në vend se të shtrihen në gjumë të thellë, ata
ngrihen.

Natyrisht, raste të tilla mund të çojnë në humbjen e
aftësive të caktuara të tilla si fjalimi apo dëgjimi, por aftësia për të
menduar nuk humbet, përveç rasteve të jashtëzakonshme

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons