Të rrish mbi këtë banjo vërtet të shpëton… Disa thonë se kjo është një mënyrë e mirë që të mbarosh shpejt e shpejt punë. Nuk e dimë se çfarë kanë pasur në mendje pronarët e një apartamenti në Guadalahara, Meksikë, kur kanë ndërtuar një banjo në katin e 15-të, pikërisht aty ku duhej të kalonte një ashensor. Ashensori nuk u ndërtua kurrë dhe pronarët vendosën që tek hapësira boshe të ndërtojnë një banjo.
Shtëpia është luksoze megjithatë dhe arkitektët kanë projektuar gjithçka me kujdes. Por po të shohësh poshtë kur je në banjo, sërish mbetet shumë e frikshme.