Rihapet kampionati italian dy javë nga përfundimi pas barazimit 1-1 të Juventusit me Lecen dhe fitores së Milanit.
Shumë shpejt bardhezinjtë e Kontes zhbllokojnë takimin me Markizion që në minutën e tetë duke të dhënë përshtypjen e një fitoreje të thjeshtë, por nuk ndodhi kështu. Pjesa e dytë fillon me një tjetër goditje për Lecen e cila mbetet me dhjetë lojtarë, pasi Kuadrado merr kartonin e dytë të verdhë, gjithsesi nuk dorëzohet skuadra e Kozmit e cila tenton të bëj të sajën.
Këmbëngulja e tyre shpërblehet nga një gabim i Bufonit nga i cili përfiton Bertolaci që barazpeshon gjithcka në 1-1.
Nga ana tjetër në Milano fillon festa pas këtij lajmi. Kuqezinjtë kishin shënuar golin e parë me Muntarin në minutën e nëntë përballë Atalantës, ndërkohë në kohën shtesë është Robinjo që përfiton nga një goditje shumë e fortë e Ibrahimovic dhe grushtimi i gabuar i portierit të skuadrës zikaltër.
Me këtë fitore 2-0 skuadra e Alegrit ngushton në 1 pikë diferencën me kreun duke shpresuar në një tjetër hap fals të Juventusit në dy ndeshjet e fundit.
Ndërkohë zhgënjen në momentin më të mirë Interi. Skuadra e drejtuar nga Stramaconi sheh t’i venitet objektivi i zonës Champions, pikërisht përballë Parmës. Golit të Shnajder në minutën e 13-të i përgjigjet Parma në pjesën e dytë me tre gola të tjerë me autor Markez, Xhovinkon dhe Biabiami. Një goditje e rëndë jo për Interin pak ditë përpara derbit me Milanin.
tch